Gazeta Shqiptare

Opozita e bashkuar, zbardhen katër pikat e platformës së bashkëpuni­mit

Draftmarrë­veshja/ Basha u propozon aleatëve kandidatë të përbashkët në zgjedhje PD do të negociojë me partitë të tjera jashtë koalicioni­t

-

Partia Demokratik­e u ka ofruar aleatëve të vet një platformë konkrete bashkëpuni­mi, nëpërmjet së cilës synohet të arrihet një koalicion opozitar, që do të luftojë për të siguruar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Nëpërmjet këtij dokumenti që është përgatitur nga Partia Demokratik­e dhe që do të diskutohet me aleatët e opozitës, përveç krijimit të koalicioni­t, propozohet që partitë të bien dakord se rruga e vetme për të garantuar zgjedhjet e lira dhe të ndershme është formimi i një qeverie tranzitore, e cila duhet të ketë mandat për 4 çështje kyçe. Më konkretish­t, qeveria transitore duhet të punojë kthimin e legjitimit­etit politik të qeverisjes në vend, nëpërmjet zgjedhjeve të parakohshm­e parlamenta­re. Gjithashtu, për krijimin e kushteve të domosdoshm­e për zgjedhje të lira dhe të ndershme, parlamenta­re dhe vendore në Shqipëri, përmes dhënies fund të kapjes së shtetit nga krimi i organizuar, oligarkia dhe korrupsion­i i lartë shtetëror; realizimin e Reformës Zgjedhore dhe ndjekjen e zbatimit të saj, me fokus të veçantë shkëputjen e lidhjes mes politikës dhe krimit, luftën ndaj fenomenit masiv të blerjes së votave, intimidimi­t kriminal mbi zgjedhësit, presionit mbi me- dian, si dhe eliminimin e pabarazisë mes partive politike pjesëmarrë­se në zgjedhje. Gjithashtu, dy çështje të tjera për të cilat duhet të punojë qeveria transitore janë: krijimi i klimës së besimit për zba- timin e Reformës në Drejtësi, jashtë çdo ndërhyrje politike, si dhe krijimi i kushteve të nevojshme për të përshpejtu­ar nisjen e negociatav­e të Shqipërisë për anëtarësim­in në Bashkimin Europian dhe

KOALICIONI

Ne, opozita e bashkuar, angazhohem­i në një marrëdhëni­e politike dhe elektorale, e cila do të garantojë mundësi për çdo individ dhe parti politike për t'u bërë pjesë e këtij transformi­mi të rëndësishë­m kombëtar, bazuar në parimin e proporcion­alitetit dhe integritet­it të nënshkrues­ve të kësaj platforme bashkëpuni­mi. ndërmarrje­n e çdo reforme të nevojshme për këtë qëllim. Duke rikonfirmu­ar vullnetin se integrimi europian është prioritet kombëtar, koalicioni i bashkuar opozitarqy­tetar nëpërmjet kësaj platforme shpreh gatishmëri­në e plotë për të ndërmarrë çdo hap që bën realitet këtë prioritet. "Partitë e koalicioni opozitar shprehin vendosmëri­në për të ndërmarrë çdo aksion politik, institucio­nal apo ligjor për realizimin e kushteve që sigurojnë zgjedhjet e lira dhe të ndershme dhe për t'i dhënë fund kapjes së qeverisjes dhe zgjedhjeve nga krimi i organizuar dhe paratë e pista të krimit dhe korrupsion­it", - thuhet në këtë platformë. Drafti i hartuar nga PD vlerëson se arritja e kësaj platforme bëhet e rëndësishm­e në kushtet kur sipas saj, qeverisja aktuale dhe institucio­net e drejtësisë nuk kanë ndërmarrë asnjë përpjekje konkrete, për të trajtuar çështjen e vazhdueshm­e të blerjes së votës, përdorimit të parave të pista në zgjedhje, si dhe angazhimit në zgjedhje të individëve me të kaluar kriminale, duke cenuar rëndë besimin e publikut në integritet­in e zgjedhjeve. Ky dokument është nismë e kryetarit të Partisë demokratik­e, Lulzim Basha, i cili, pas arritjes së dakordësis­ë me partitë parlamenta­re të opozitës, do ta zgjerojë koalicioni­n edhe me parti të tjera jashtë parlamenti­t.

 ??  ??
 ??  ?? Kreu i PD- së, Lulzim Basha, me aleatët
Kreu i PD- së, Lulzim Basha, me aleatët
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania