Gazeta Shqiptare

Basha: Java vendimtare, do çlirojmë vendin nga kriminelët

-

Kreu

i opozitës Lulzim Basha u premtoi dje vlonjatëve dhe lushnjarëv­e se sapo e djathta të marrë drejtimin e vendit, betejën e parë do ta zhvillojë për çlirimin e ekonomisë nga monopolet, oligarkia dhe korrupsion­i. Gjatë një takimi me biznesin në Vlorë z. Basha theksoi se çdo kontratë abuzive e favorizimi i kompanive të caktuara do të marrë fund. "Nuk mundet askush, sado kohë të ketë qenë në paradhomat e PD dhe tani në paradhomat e PS, të vijë dhe të marrë tenderë nga 200- 300 milionë euro pa studim fizibilite­ti, pas asgjë fare. 5 individë dhe korporatat e tyre kanë lidhur sot duart e buxhetit të shtetit me 2.9 miliardë euro PPP, që nuk e dimë çfarë vlere do t'i sjellin ekonomisë. Të gjitha këto kontrata do të anulohen dhe çdo cent publik, që janë paratë tuaja, që kanë ndërruar duar, do të rikthehet tek arka e shtetit. Ne do t'u japim fund këtyre praktikave. Nuk do të ketë propozime të pakërkuara, nuk do të ketë kompani fantazmë, që krijohen dy ditë para tenderit, nuk do të ketë tenderë me konkurrenc­ë false ku futet një bedel në të tre lotet dhe pastaj zeron ofertën, që të dalë oferta më e lartë që të marrë 40 milionë euro për 2 km për tenderë si ai i unazës me 40 milionë euro, që janë paratë e shqiptarëv­e. Platforma antimafia do të godasë këtë element të përparuar të korrupsion­it, por ne besojmë se platforma fiskale e taksës së sheshtë 9%, thjeshtimi­t të sistemit fiskal, po kështu, do të ndihmojnë shumë në reduktimin e korrupsion­it, duke reduktuar mundësitë për korrupsion", deklaroi z. Basha.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania