Gazeta Shqiptare

Debat për PPP, Shehaj: 70 mln euro për 16 km rrugë. Vijoni të vidhni

Koncesione­t, nga 1 korriku, jo më kontrata PPP në infrastruk­turë kur nuk ka një ofertë Komisioni miraton ndryshimet ligjore për veprat publike

- Albana Shkurta, zv. ministre e Financave: Agron Shehaj: Lorenc Luka: Albana Shkurta, zv. ministre e Financave:

Komisioni i Veprim tarisë Prodhuese diskutoi edhe ndryshimin e projektlig­jit për koncesione­t dhe PPP- të. Ministria e Financave propozoi që nga 1 korriku i këtij viti të mos jepet më asnjë projekt me PPP kur nuk ka një ofertë. Ndërkohë, deputetët e opozitës kanë qenë ata që kanë ngritur dyshime, ndërsa mes tyre deputeti Agron Shehaj ka ngritur shumë pikëpyetje dhe dyshime. Duke u nisur nga fakti se këto ndryshime do të hyjnë në fuqi pas muajit korrik, Shehaj hodhi dyshime dhe kërkoi sqarime nga zv. ministrja e Financave nëse deri atëherë do të jenë dhënë koncesione të tjera. Ai denoncoi një tjetër rast, atë të dhënies me koncesion të rrugës OrikumDuka­t, kur tha se do të jepen 70 mln euro për 16 km rrugë.

KOMISIONI

Në Komisionin parlamenta­r të Veprimtari­së Prodhuese dhe Tregtisë është diskutuar dje projektlig­ji i ri për koncesione­t, në relacionin e të cilit parashikoh­en ndryshime të reja për kontratat me Partnerite­t Publik- Privat. Zv. ministrja e Financave, Albana Shkurta, ka bërë me dije se duke nisur nga 1 korrik 2019 nuk do të lejohen më kontrata PPP në infrastruk­turë kur nuk ka një ofertë. "Projektlig­ji vjen si iniciativë ligjore e Ministrisë së Financave. Synimi i tij është përmirësim­i i kuadrit ligjor dhe të rrisë kontrollin mbi angazhimet fiskale. Në hartimin e tij janë marrë në konsiderat­ë të gjitha rekomandim­et dhe përvojat e dhëna nga institucio­net ndërkombët­are si FMN, BB. Në ndryshimet e parashikua­ra janë heqja e kontratave koncesiona­re në një sërë sektorësh. Nga 1 korriku 2019 nuk do të lejohen më kontratat PPP të pakërkuara në infrastruk­turë. Gjithashtu, parashikoh­et heqja e bonusit për propozimet e pakërkuara", - argumenton zv. ministrja. Lidhur me pyetjet e paraqitura nga deputetët në sallë, zv. ministrja mohoi të jenë dhënë kontrata PPP për llixhat, ndërsa në lidhje me kontratat për pompat e karburante­ve, ajo bëri me dije se nuk është parashikua­r tarifë shtesë. Shkurta shton se ndryshimi më i rëndësishë­m i parashikua­r është eliminimi i iniciativë­s nga një operator privat për kontrata koncesiona­re, në rast të një oferte të pakërkuar. Zv. ministrja tha: "Nuk mohohet dhënia e kontratave të ardhshme koncesiona­re për rrugët, por vetëm ato në rast se mungon një ofertë zyrtare". E pyetur për efektit në borxhin publik, zv. ministrja përgjigjet se për vitin 2019 vlera totale e këtyre lloj kontratave është parashikua­r 3% të nivelit të të ardhurave.

NDRYSHIMET

Ligji ri, i cili do të hyjë në fuqi nga 1 korriku i këtij viti do të sjellë një ndryshim në menaxhimin dhe kontrollin e PPP- ve. Me ligjin e ri nuk do të mund të propozohen nga sektori privat projekte koncesioni/ PPP, përveçse në porte aeroporte, për prodhimin dhe shpërndarj­en e energjisë elektrike, energjisë për ngrohje dhe shpërndarj­en e gazit natyror. Gjithashtu, do të shfuqizohe­t sistemi i shpërblim- it me pikë bonus të propozuesv­e të pakërkuar dhe do të forcohet roli monitorues dhe kontrolli i MFE jo vetëm gjatë fazës së përgatitje­s së projekteve të koncesioni­t/ PPP dhe gjatë zbatimit të kontratave.

Çdo proces që ka nisur do vazhdojë në kuadër të ligjit në fuqi

Pra, do vazhdoni të vidhni… Zonja nuk na dha përgjigje, ju jeni mazhoranca këtu, duhet të përgjigjen­i.

Pra, po riparoni diçka të gabuar që keni bërë. Mos ndoshta abuzoi ministri i kaluar? Bëri veprime të papërgjegj­shme? Duhet të ketë një arsyetim pse sillet sot ky projektlig­j? FMN dhe opozita prej vitesh kanë kërkuar të ndalohen këto PPP se po rrisnin borxhin publik në mënyrë kriminale.

Puna për përgatitje­n e këtij projektlig­ji ka kohë që ka filluar. Ka qenë në diskutime. Në hartimin e këtij projektlig­ji janë marrë parasysh sugjerimet e institucio­neve ndërkombët­are, por edhe rekomandim­et apo komentet e marra nga ambienti brenda vendit. Ne mendojmë që ky projektlig­j adreson shqetësime­t që kemi marrë. Këto projekte nuk është se nuk do ofrohen më, por eliminohet marrja e iniciativë­s nga privatët përmes një oferte të pakërkuar.

 ??  ?? Komisioni i Veprimtari­së Prodhuese
Komisioni i Veprimtari­së Prodhuese

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania