Gazeta Shqiptare

Rriten me 37 për qind çmimet e zarzavatev­e në janar

Shtrenjtim­i, nga mungesa e prodhimit, rritja më e lartë nga 2010

-

Çmimet

e prodhimeve të stinës, kryesisht perimet dhe zarzavatet pësuan rritje jo të zakonte gjatë muajit janar, teksa INSTAT raportoi se çmimet në grupin "zarzavate, përshi patatet" u rriten me 36.6 për qind, duke shënuar nivelin më të lartë që nga maji i vitit 2010, ku ndryshimi i çmimit për shkak edhe të krizës globale të asaj kohe arriti në 56.6%. Ndër vite, çmimet e perimeve dhe frutave janë rritur me ritme më të larta se grupet kryesore të shportës së mallrave të konsumit, që INSTAT i referohet për matjen e inflacioni­t. Kjo për arsye se prodhimet shqiptare nuk plotësojnë nevojat e brendshme dhe shpesh importet e këtyre prodhimeve hyjnë në tregun shqiptar më kosto shtesë. Fermerët janë të shqetësuar se nuk po orientohen që të prodhojnë sipas nevojave të tregut, teksa këtë vit fermerët e pemishteve, sidomos agrume dhe mollë u nde- shën me superprodh­im. Kjo gjendje ka sjellë humbje të mëdha, tek- sa fermerët e Konispolit lanë tonelata me portokalle dhe mandarinë të kalben poshtë pemëve. Në një situatë të ngjashme janë edhe fermerët e mollëve në Korçë. Inflacioni në muajin janar arriti në 1.9 për qind, duke qenë poshtë objektivit të Bankës së Shqipërisë prej 3%. Një vit më parë ky ndryshim ishte 1.7%. Rritja e përgjithsh­me e çmi- meve në janar u dominua në më shumë se 90 për qind nga rritja e çmimit të ushqimeve. Shqipëria nuk ka projeksion­e dhe studime në lidhje me pritshmëri­të e ecurisë së konsumit në tregun vendës për disa artikuj bujqësore. Vendet të zhvilluara të Europës u japin fermerëve të dhëna të sakta mbi ecurinë e konsumit dhe sasive të prodhuara për periudha mbi 10 vite. Ndërsa Shqipëria vuan edhe nga një handikap tjetër, ku lejohen importe të prodhimeve bujqësore në kulmin e sezonit në Shqipëri. Teksa mollët dhe mandarinat shqiptare po kalben në fusha, njësitë e shitjes me pakicë janë të mbushura me mallra importi, molle dhe portokalle që vijnë nga Greqia dhe Italia.

SHPALLJE ANKANDI

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania