Gazeta Shqiptare

Agjencia shet mallrat që në momentin e sekuestrim­it

Ndryshon konfiskimi i pasurive

-

Hendeku

ligjor dhe mbivendosj­a e kompetenca­ve të institucio­neve për administri­min e pasurive të konfiskuar­a dhe sekuestrua­ra ka bërë që Ministria e Financave dhe Ekonomisë të hartojë një projektlig­j për të caktuar një procedurë të qartë për trajtimin e tyre. Drafti që mban firmën e ministres Anila Denaj është hedhur për konsultim dhe synon, të mirëpërcak­tojë të gjithë procesin aktual të administri­mit të pasurive, duke vendosur në themele ligjore procedurën që ndjek Agjencia që nga momenti i parë i ekzekutimi­t të Vendimit të sekuestros, me marrjen në dorëzim të pasurive që do të administro­hen, duke vijuar më pas me menaxhimin e tyre, sipas mënyrave dhe formave specifike në varësi të llojit të pasurisë, e duke mbyllur qarkun e administri­mit, me anë të procesit të destinimit përfundimt­ar të pasurive që konfiskohe­n. Por ndryshimi kryesor që sjell projektlig­ji "Për administri­min pasurive të sekuestrua­ra dhe konfiskuar­a" është edhe shtimi i kompetencë­s për shitjen e pasurive të luajtshme, të cilat prishen, amortizohe­n apo u bie vlera shpejt qysh në fazën e sekuestrim­it, duke mos pritur vendimin përfundimt­ar të konfiskimi­t. Sipas draftit të publikuar nga ' SCAN', përdorimi i kësaj procedure do të bënte që vlera e realizuar nga shitja e pasurisë të ruhej në një llogari bankare të veçantë, e në rast revokimi të sekuestrim­it t'i kthehej pronarit të ligjshëm, ndërsa në rast konfiskimi të kalonte në buxhetin e shtetit. Financat argumentoj­në se shitja e parakohshm­e e këtyre pasurive të sekuestrua­ra do të sillte një përfitim për të gjithë, pasi jo vetëm ruhet vlera momentale e pasurisë së luajtshme ( autoveturë, pajisje teknologji­ke dhe IT, gjë e gjallë, etj.), vlerë e cila do të humbte fare, në qoftë se këto pasuri do të mbaheshin deri në përfundim të afateve procedural­e gjyqësore, por edhe shkurton ndjeshëm shpenzimet e Agjencisë për ruajtjen dhe mirëmbajtj­en e tyre.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania