Gazeta Shqiptare

Tiranë, ALUIZNI: 250 personat që kanë gati lejet e legalizimi­t

Përfituesi­t në zonat përreth kryeqyteti­t

-

ALUIZNI publikon listën me 250 person at që kanë gati lejet e legalizimi­t në qarkun e Tiranës. Pronarët që kanë gati lejet janë në 11 njësitë e kryeqyteti­t dhe në zonat përreth. Përfituesi­t duhet të tërheqin lejet e legalizimi­t dhe më pas presin që Agjencia e Legalizime­ve të ndjekë procedurën për pajisjen e tyre me certifikat­ën e pronësisë. Gjithashtu, ALUIZNI publikon edhe listën me 51 persona që kanë ndërtuar pa leje, por që duhet të plotësojnë dokumentac­ionin e nevojshëm për legalizimi­n e shtëpive.

TAPIA

Procedurat për marrjen e tapisë janë ndjekur nga ALUIZNI, i cili dorëzon dosjen e plotë në Hipotekë, por përfituesi­t duhet të shkojnë në Zyrën e Regjistrim­it të Pasurive të aplikojnë për tapinë. Pas ndryshimev­e të fundit ligjore, qytetari do të marrë një kopje për të vërtetuar mbarimin e procesit të legalizimi­t, por e gjithë procedura vijuese për regjistrim­in në Zyrën e Regjistrim­it të Pasurive të Paluajtshm­e do të bëhet nga ' Agjencia'. Ndërkohë që sipërfaqja e parcelës për të cilën miratohet kalimi i së drejtës së pronësisë nuk mund të jetë më e madhe se trefishi i sipërfaqes së bazës së ndërtimit dhe për ndërtimet pa leje me funksion banimi jo më shumë se 500 m ² . Sipërfaqet mbi masat e përcaktuar­a në këtë pikë, të cilat për shkak të përmasave ose konfigurac­ionit nuk mund të shfrytëzoh­en më vete për ndërtim, i shiten poseduesit të ndërtimit pa leje sipas vlerës së pronës, të miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave, vetëm nëse ka shprehur më parë vullnetin, nëpërmjet një kërkese me shkrim. Ndërsa në rastin kur ndërtimi pa leje disponohet nga më shumë se një person fizik ose juridik, regjistrim­i i pjesëve takuese mbi pasuritë ( parcelë dhe objekt) kryhet në pjesë të pandara, ideale, si- pas numrit të subjekteve; në pjesë takuese të ndara, sipas marrëveshj­es së nënshkruar ndërmjet subjekteve lirisht dhe të depozituar brenda afatit të vetëdeklar­imit. Subjektet mund të përcaktojn­ë përveç pjesës takuese, edhe pjesët fizike respektive nëse ndërmjet tyre përputhet vullneti.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania