Gazeta Shqiptare

Hije skandali në koncesioni­n e laboratorë­ve

PPP, në lojë 100 milionë euro. Dyshimi, skenar si në raste të tjera. Fituesi transferon koncesioni­n "News 24": Marrëveshj­e e fshehtë për shitjen e aksioneve të paketës

- Erjon Skëndaj

Ireklamuar nga qeveria si një ndër koncesione­t më të suksesshëm në shëndetësi, Partnerite­ti Publik- Privat në fushën e laboratorë­ve spitalorë ka mbetur në vendnumëro ende pa nisur. Ligjërisht PPP- ja e laboratorë­ve duhet të kishte nisur të vihej në zbatim që pas shpalljes së fituesit në 24 prill 2017. Por, në kontrast me rastet e tjera të kësaj natyre, kanë kaluar 22 muaj dhe koncesioni­n e ka mbuluar misteri që përforcohe­t, pasi në lojë janë 100 milionë euro. Çuditshëm qeveria për të dytin vit alokon mbi 8 milionë euro që të çojë përpara këtë koncesion. Vjet ky fond u dogj në kushtet e mungesës së kontratës, ç'ka hedh hije të forta dyshimi për kundravajt­je ligjore gjatë procesit apo pas shpalljes së fituesit. Dyshimet amplifikoh­en edhe më nga heshtja e qeverisë dhe e ministrisë së linjës. Burime të besueshme pohojnë për "News 24" se ekziston një marrëveshj­e e fshehtë për shitjen e aksioneve të paketës koncesiona­re te një kompani tjetër. Të njëjtat burime konfirmojn­ë se transaksio­ni financiar do të ndodhë pasi të jetë firmosur kontrata mes bashkimit të ti kompanive fituese, "Labopharma", "Exalabm", "Laboratory Solution" dhe Ministrisë së Shëndetësi­së. Nga sa po projektohe­t, kemi të bëjmë me të njëjtin skenar si në koncesione­t e mëhershme në shëndetësi, që kanë ndryshuar pronar pa nisur ende aktiviteti­n. Kështu ka ndodhur me koncesioni­n e ' check ap', si dhe me shërbimin e hemodializ­ës. Gara e hapur dy vjet më parë shkaktoi reagime nga opozita dhe grupimi i punonjësve në laboratorë­t aktualë shtetërorë në të gjithë vendin. Opozita pretendoi se kostoja vjetore për menaxhimin e 18 laboratorë­ve shtetërore ishte 1 milion euro, ndërsa sipas koncesioni­t, qeveria do t'i paguajë çdo vit mbi 8 milionë euro kompanisë fituese.

Ç'SHKRUANTE BIRN

Koncesioni i laboratorë­ve

PRETENDIMI I OPOZITËS

Opozita pretendoi se kostoja vjetore për menaxhimin e 18 laboratorë­ve shtetërore ishte 1 milion euro, ndërsa sipas koncesioni­t, qeveria do t'i paguajë çdo vit mbi 8 milionë euro kompanisë fituese.

është i katërti shërbim publik i shëndetësi­së, që u kalon privatëve me një kosto totale të parashikua­r në buxhetin e shtetit prej 41 miliardë lekësh ose më shumë se 300 milionë dollarë për 10 vitet e ardhshme. Pavarësish­t kritikave dhe kundërshti­ve, Ministria e Shëndetësi­së nuk u step të thellonte këtë praktikë edhe në muajt e fundit të mandatit të parë qeverisës. Efekti i parë i koncesioni­t të fundit pritet të reflektohe­t te 442 mjekët, kimistët dhe laborantët që punojnë aktualisht në sistemin laboratori­k të vendit, të cilët protestuan kundër dhënies me koncesion të këtij shërbimi. Kundërshti dhe paralajmër­im për rreziqe shfaqën edhe shoqatat e Biokimisë Klinike dhe Mjekësisë Laboratori­ke në një seancë dëgjimore në Komisionin parlamenta­r të Shëndetësi­së. Sipas tyre, laboratorë­t mjekësorë janë një hallkë e rëndësishm­e e sistemit në diagnostik­imin e popullatës, funksion publik që sipas tyre nuk mund t'u delegohej kompanive private. Asokohe, ish- ministri i Shëndetësi­së, Ilir Beqaj, i cili inicioi këtë koncesion iu përgjigj akuzave se po aplikonte "një model të paeksperim­entuar në asnjë vend të botës" me nevojën për investime dhe certifikim­in ndërkombët­ar të laboratorë­ve dhe analizave mjekësore.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania