Gazeta Shqiptare

Rikthimi në audiore, Filologjik­u zbardh vendimin: Mësim edhe në fundjavë

Mark Marku: U kërcënuam nga policia gjatë grevës

-

Pas

bojkotimit të më simit, Fakulteti i Historisë dhe Filologjis­ë pas rikthimit në auditore, ka marrë një vendim lidhur me ecurinë e këtij viti akademik. Përmes vendimit të firmosur nga dekani i këtij fakulteti, Sabri Laçi është vendosur që periudha e mësimit të shtyhet deri më datë 3 mars të këtij viti. Mësim do të zhvillohet edhe në fundjavë, ndërsa sezoni i provimeve, mendohet të shtyhet pas datës 4- 24 mars.

VENDIMI

"Me qëllim realizimin e programeve të parashikua­ra për këtë vit akademik, pa dëmtuar formimin e studentëve, dekanati, në mbledhjen e datës 11.02.2019, miratoi mbledhjen e strukturës si vijon:

1. Periudha e mësimit për semestrin e parë shtyhet deri më datë 03.03.2019. Do të mbahet mësim edhe gjatë fundjave, si dhe oraret kur të ketë salla të lira",- thuhet në vendimin e firmosur nga dekani. Sakaq, sipas këtij të fundit, përgjegjës­it e departamen­teve do të hartojnë agjendat e njësive bazë, pasi të jenë konsultuar me studentët, stafet akademike apo edhe ato ndihmë- akademie. "Kopje të agjendave do të dorëzohen në sekretarin­ë mësimore dhe tek zv. dekanët përgjegjës deri më datë 13.4.2019. Datat e provimeve të mbartura do të jenë: 26, 27, 28 shkurt, pas orës 14: 00",thuhet më tej në vendim.

KËRCËNIMI

Pedagogu Mark Marku ka sqaruar dje në Komisionin e Medias akuzuat e artikuluar­a pak ditë më parë ndërsa pedagogët e Filologjik­ut ishin në grevë. "Ishte një shkelje flagrante e ligjit. Një ditë para se të ndodhte kjo, ishte këtu në komision ministri Lleshaj. Kishte ardhur për dëgjesë dhe për tu justifikua­r, ndërsa të nesërmen na sillte policinë neve aty për t'i bërë karshillëk opin- ionit publik. Pra, tregojnë që nuk pyesin fare për ligjin. Ky është mesazhi më i keq që mund ti jepet studentëve",- tha ai.

 ??  ?? Faksimilie e vendimit të Filologjik­ut
Faksimilie e vendimit të Filologjik­ut

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania