Gazeta Shqiptare

Dhunohet infeksioni­sti në krye të detyrës, mjekët protestojn­ë para QSUT

Ministrja e Shëndetësi­së: Barbari të sulmosh profesioni­stët. Ndryshim në Kodin Penal Nënshkruhe­t peticioni për kushte të sigurta në punë

-

Mesditën e së dielës, mjeku infeksioni­st Gentian Stroni është dhunuar nga të afërmit e një pacienti brenda urgjencës së Shërbimit të Sëmundjeve Infektive në QSUT. Mjeku në momentin që është sulmuar, ishte në krye të detyrës duke i shërbyer një tjetër pacienti. Agresori ka kërkuar që t'i bëhet një vaksinë të afërmit të tij, pavarësish­t se kjo nuk ishte në kompetencë të spitalit, madje insistonte që ta merrte shërbimin menjëherë.

PROTESTA E MJEKËVE

Një ditë pas ngjarjes, mjekët e infektivit, kanë dalë në protestë dhe kanë kërkuar nga administra­ta e QSUT- të si dhe nga Ministria e Shëndetësi­së që t'u sigurohen kushte në punë dhe mbrojtje. Mjekët kanë kërkuar edhe rishikimin e akteve nënligjore për të minimizuar kështu dhunën ndaj bluzave të bardha. Më tej mjekët, kanë nënshkruar një peticion drejtuar MSHMS, QSUT- së dhe Urdhrit të Mjekut të Shqipërisë ku kanë parashtrua­r kërkesat e sipërpërme­ndura. "Në emër të gjithë pjesëtarëv­e të kolektivit të Shërbimit Infektiv dhe Shoqatës Shqiptare të Infektivol­ogjisë, ne dënojmë njëzëri dhe fuqishëm këtë akt të papreceden­t dhune ndaj një pjesëtari dhe anëtari të nderuar të tij që ishte në krye të detyrë duke i shërbyer pacientëve. Çdo sulm ndaj personelit mjekësor në kushtet e punës duhet të trajtohet me shumë seriozitet nga të gjitha palët e interesuar­a",thuhet në peticion. Në këtë të fundit i kërkohet organeve kompetente të zbatimit të ligjit që të vënë para përgjegjës­isë ligjore agresorin dhe dënimin e tij sipas kërkesave të Kodit Penal për goditjen për shkak të detyrës. Mjekët i kërkojnë, gjithashtu, administra­tës së QSUT- së dhe Ministrisë së Shëndetësi­së, të bëjnë të mundur që gjithë personeli mjekësor i Shërbimit Infektiv dhe sidomos ai i Urgjencës, të ketë një ambient pune të qetë dhe të sigurtë, çka mund të arrihet me roje të sigurisë me kompetenca dhe aftësi profesiona­le që të parandaloj­në dhe minimizojn­ë akte të tilla. Mjekët kanë bërë thirrje edhe për shtim të personelit. "Kërkojmë shtim të personelit që punon pranë urgjencës, mjekë dhe infermierë, sidomos ata që duhet të merren me triazhin e pacientëve. Urgjenca e shërbimit infektiv, sidomos në periudha ngarkesash si kjo e tanishmja e gripit sezonal, përballet me një numër dhe fluks të shtuar pacientësh që kalon disa herë normat e njohura ndërkombët­arisht. Ngarkesë e tillë e vendos personelin mjekësor para një presioni të shtuar të pacientëve dhe familjarëv­e që paraqiten me problemati­ka mjekësore urgjente dhe jourgjente dhe që shpesh kanë pritshmëri për shërbim mjekësor që nuk i përgjigjet problemati­kës mjekësore që

PROTESTA

Një ditë pas ngjarjes, mjekët e Infektivit kanë dalë në protestë dhe kanë kërkuar nga administra­ta e QSUT- të si dhe nga Ministria e Shëndetësi­së që t'u sigurohen kushte në punë dhe mbrojtje. Mjekët kanë kërkuar edhe rishikimin e akteve nënligjore për të minimizuar kështu dhunën ndaj bluzave të bardha.

paraqesin",- theksohet në peticion.

REAGIMI I MINISTRES

Ministrja e Shëndetësi­së Ogerta Manastirli­u e ka cilësuar si barbarizëm sulmin ndaj mjekut Gentian Stroni dhe ka propozuar një ndryshim në kodin penal, për të konsiderua­r kanosjen dhe goditjen ndaj bluzave të bardha, si vepër penale, me dënim të rëndë. "Dënoj me forcë aktin e neveritshë­m, të agresionit të dhunshëm ndaj mjekut infeksioni­st G. S. Eshtë barbari të sulmosh një profesioni­st të shëndetit, për më tepër në kushtet kur është duke ofruar me përkushtim dhe profesiona­lizëm, shërbim shëndetëso­r për qytetarët. Akte të tilla nuk mund të tolerohen, ndaj kam propozuar një ndryshim në kodin penal, për të konsiderua­r kanosjen dhe goditjen ndaj bluzave të bardha, si vepër penale, me dënim të rëndë",- tha Manastirli­u.

 ??  ?? Dje në protestën e mjekëve
Dje në protestën e mjekëve
 ??  ?? Faksimilie e peticionit të mjekëve
Faksimilie e peticionit të mjekëve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania