Gazeta Shqiptare

"Dajti", ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj: Të shkarkohen 3 gjyqtarët! Nuk ndalemi këtu

Vendimi, ja si votuan pesë gjyqtarët për Dritan Dajtin

-

TIRANË - Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, i ka kërkuar dje përmes një deklarate për shtyp institucio­nit të ri të Reformës në Drejtësi, Këshillit të Lartë Gjyqësor, ndëshkimin e tre gjykatësve, të cilët bënë kalimin e vendimit për Dritan Dajtin nga burgim i përjetshëm, në 25 vite heqje lirie për akuzën e vrasjes së katër policëve në gusht të vitit 2009. Ajo u tregua besimplotë se KLGJja do të veprojë në kohë të shpejtë ndaj tre gjyqtarëve, të cilët sipas saj, kryen një akt të papreceden­të me vendimin e marrë. "Jam sërish këtu para jush për të folur ndaj vendimit të papreceden­të të dhënë nga Gjykata e Krimeve të Rënda ndaj shtetasit Dritan Dajti. Ministria e Drejtësisë ka kryer të gjitha verifikime­t paraprake. Nga verifikime­t rezulton se tre anëtarë nga pesë gjithsej kanë vendosur uljen e dënimit me 25 vite. Për këtë arsye i jam drejtuar KLGJ- së për marrjen e vendimit të shkarkimit të tre gjyqtarëve. Jam besimplotë se KLGJ- ja do të veprojë shpejt për procedimin disiplinor. Reagimi i qeverisë nuk ndalet as këtu, por edhe as me kaq", tha mes tjerash Gjonaj. Reagimi i numrit një të Ministrisë së Drejtësisë vjen pas vendimit të marrë të premten që shkoi nga Gjykata e Apelit për Krime të Rënda. Kjo gjykatë vendosi të heqë burgimin e përjetshëm për Dritan Dajtin dhe dënimin e tij vetëm me 25 vite burg për akuzën e vrasjes së katër policëve pranë plazhit "Iliria" në Durrës më 7 gusht të vitit 2009. Ndërsa prokuroria përgatit rekursin, "Gazeta Shqiptare" ka mundur të sigurojë vendimin e gjyqtarëve për këtë rast. Pro këtij vendimi rezulton të kenë votuar Aleks Nikolli, Petrit Aliaj dhe Skënder Damini, kurse gjyqtarët nga Fuat Vjerdha dhe Lindita Hoxha kanë votuar pjesërisht kundër vendimit. Trupa gjykuese që dha vendimin për Dritan Dajtin përbëhej nga Fuat Vjerdha, kryetari i Gjykatës së Apelit në Shkodër, ndër- sa anëtarët janë: Lindita Hoxha e Aleks Nikolli, gjyqtarë në Gjykatën e Apelit Shkodër. Ndërsa, pesëshja e gjyqtarëve u plotësua me dy gjyqtarët e tjerë, Petrit Aliaj dhe Skënder Damini, të cilët janë gjyqtarë të Apelit në Vlorë. Sipas vendimit, pro këtij vendimi kanë votuar Aleks Nikolli, Petrit Aliaj dhe Skënder Damini, ndërsa Fuat Vjerdha dhe Lindita Hoxha kanë votuar pjesërisht kundër. Më e qartë në vendim ka qenë gjyqtarja Lindita Hoxha, e cila përveç togfjalësh­it "pjesërisht dakord", ka bërë edhe shënimin lënien në fuqi të dënimit për Dritan Dajtin, i cili më herët ka qenë nga Gjykata e Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda 4 dënime me burgim të përjetshëm.

 ??  ?? Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj
Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj
 ??  ?? Dritan Dajti
Dritan Dajti

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania