Gazeta Shqiptare

Ngacmoi seksualish­t 15- vjeçaren, përfundon në pranga efektivi i policisë në Malësi të Madhe

Nëna e minorenes: Në polici nuk na e pranuan denoncimin, Bajrakurti na kërcënoi Petrit Vasili: Lleshaj, dorëhiqu! Ngacmoi vajzën, Spahia: Polici ishte i larguar, por e riktheu PS

-

Pak ditë pas skandalit në Kavajë, ku një mi norene u abuzua seksualish­t përmes kërcënimit të publikimit të një video intime, një tjetër rast i rëndë shantazhi dhe abuzimi ndaj të miturve është denoncuar nga qarku i Shkodrës. Kësaj here autori është një efektiv policie, i cili ka përfunduar në pranga pas zbulimit të një skandali seksual ndaj një vajze 15- vjeçare. Bëhet fjalë për shtetasin Berhan Bajrakurti, specialist i policimit në Komunitet në Gruemirë, në Komisariat­in e Policisë së Malësisë së Madhe, i cili u arrestua një orë pas denoncimit që nëna e vajzës bëri në media, duke publikuar edhe video teksa inspektori i zonës i tregonte organin gjenital së bijës në video telefonata. Vajza 15- vjeçare e ka filmuar këtë moment, duke e paraqitur si një provë të fortë në polici, ku u bë edhe kallëzimi. "Në Shkodër është arrestuar menjëherë punonjësi i policisë që është shfaqur në videon e publikuar në media", - thuhet në një reagim të shkurtër nga policia. Nëna e saj është shprehur për portalin "Newsbomb" se Bajrakurti i kishte kërcënuar në Komisariat­in e Koplikut ku shkuan për ta denoncuar, ndaj ajo u detyrua ta bënte publik rastin. Më pas, nëna ka thënë se ka shkuar të takojë drejtorin e Policisë Shkodër, por nuk ia ka dalë dhe atje i kanë thënë jozyrtaris­ht se s'duhet të merret me malësorët se ata janë të paprek- shëm. Sipas nënës, inspektori i Gruemirës, një burrë i martuar dhe me fëmijë, e përndiqte vajzën e saj duke e ftuar të hipte në makinë si dhe i dërgonte video me veprime të turpshme. Ndërkaq, mësohet se shumë vite më parë dhe konkretish­t në vitin 2008, Berhan Bajrakurti është shkarkuar nga radhët e policisë për shkelje në detyrë. Sipas burimeve të "GSH", ai është rikthyer në detyrë në vitin 2015, ndërkohë që ditën e djeshme u prangos nga kolegët për ngacmimin seksual ndaj minorenes. Gjithashtu, mësohet se në zgjedhjet lokale të 2015- ës, Bajrakurti ka qenë komisioner i Partisë Socialiste në Malësinë e Madhe dhe menjëherë pas përfundimi­t të procesit zgjedhor, ai është rikthyer në detyrë. TIRANË - Pas arrestimit të efektivit të policisë për ngacmim seksual ndaj një minoreneje, ka reaguar në lidhje me këtë ngjarjeje të rëndë deputeti i PD- së, Bardh Spahia, i cili shprehet se ky është rasti më flagrant se si funksionon shteti. Me anë të një statusi në rrjetin social "Facebook", Spahia jep detaje të tjera për Barjakurti­n. Ai shprehet se i arrestuari ishte i prekur nga dekriminal­izimi, por u rikthye sërish në detyrë nga persona me influencë brenda Partisë Socialiste. "Rasti i Malësisë së Madhe është Në

lidhje me ngjarjen e rëndë në Shkodër ka reaguar përmes "Facebook"- ut edhe kreu i grupit parlamenta­r të LSI- së, Petrit Vasili. Ai ka rikthyer në kujtesë fjalët e ministrit të Brendshëm, Sandër LLeshaj në emisionin "Opinion" pas emërimit në këtë post. Duke i bashkangji­tur me disa sekuenca të videos së policit në Malësi të Madhe, Vasili i kërkon ministrit Lleshajt dorëheqjen. Madje, Vasili e quan të kryer këtë pjesë. "Pse e vonon dorëheqjen Lleshaj? Shiheni në video se si i merr përsipër vetë përgjegjës­itë ministri i Brendshëm, Lleshaj. Me siguri do ta ketë dhënë dorëheqjen pas ngjarjes së fundit të turpshme të policisë në Malësinë e Madhe. Ja, shiheni vetë ç'ka thënë i intervistu­ar nga Fevziu", shkruan ai. rasti më flagrant se si funksionon sot shteti. Shefi i komisariat­it, Berhan Bajrakurta­j, i larguar nga dekriminal­izimi kthehet në detyrë nga personat më të rëndësishë­m politik të Partisë Socialiste të Malësisë së Madhe. Sigurisht që ish- komisioner­i i PS në zgjedhjet e qershorit 2015 ishte i domosdoshë­m për mazhorancë­n e lidhur me krimin. Është e tmerrshme dhe thellësish­t kriminale përpjekja e kupolës së policisë së Malësisë së Madhe dhe Policisë së Shkodrës për ta mbuluar këtë ngjarje nëpërmjet kërcënimev­e të denoncuesv­e. Tashmë është bindje e thellë që ky është modeli dhe standardi i "rilindjes". Duhen zhdukur një orë e më parë kjo bandë e neveritshm­e kriminale", shkruan ai.

 ??  ?? Efektivi i policisë, Berhan Bajrakurti
Efektivi i policisë, Berhan Bajrakurti
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania