Gazeta Shqiptare

Saimir Tahiri korr fitoren e parë ndaj prokuroris­ë: Kësaj maratone po i vjen fundi

Fanset surprizojn­ë ish- ministrin e Brendshëm, bluzë me foton e tij Gjykata i vendos afat deri më 10 mars organit të akuzës nëse çështja do kalojë për gjykim, apo do të mbyllë hetimet

-

Ish- ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i dyshuar për lidhje me grupin kriminal "Habilaj" korri dje fitoren e radhës në përballjen me drejtësinë. Gjykata për Krime të Rënda pranoi kërkesën e Tahirit për moszgjatje­n e hetimeve edhe me tre muaj të tjerë, duke i vendosur kohë prokuroris­ë deri më 10 mars për të vendosur përfundimi­sht nëse do kalojë në gjykim, apo do mbyllen hetimet. "Mua më duket se kësaj maratone po i vjen fundi. Dhe për mua, dhe për prokurorin­ë nisi numërimi mbrapsht. Kam pasur durim dhe kam ende durim, pa u shqetësuar për asnjë çast, ashtu siç kam forcën për t'u shpjeguar më në fund të gjithë qytetarëve, edhe atyre që më kanë besuar, edhe atyre që ndoshta kanë dyshuar tek unë, të vërtetën time deri në germën e fundit", u shpreh ishministr­i i Brendshëm në një deklaratë për mediat. Më 17 janar, Prokuroria për Krime të Rënda i zgjati me tre muaj afatet e hetimit për ish- zyrtarin e lartë, të cilin po e heton që prej tetorit 2017, për akuzën e trafikut ndërkombët­ar të narkotikëv­e, me argumentin se mbetej në pritje të letërporos­ive dërguar në Itali e Mal të Zi. Por, përgjatë dy seancave të zhvilluara me dyer të mbyllura, burimet thanë se ish- ministri dhe mbrojtësi i tij ligjor, Maks Haxhiaj, këmbëngulë­n për shfuqizimi­n e vendimit përderisa sipas tyre, prokuroria ka pasur kohën e nevojshme për të kryer të gjitha veprimet hetimore. Gjyqtarja Liljana Baku e pranoi pjesërisht kërkesën e ish- ministrit, çka do të thotë se brenda 30- të ditëve prokurorët duhet të thonë fjalën e tyre, nëse do të ngrenë akuzë zyrtare ndaj Saimir Tahirit, apo do ta pushojnë çështjen penale ndaj tij. Deri atëherë, Saimir Tahiri tha se do të presë me durim, ndonëse siç deklaroi për muaj të tërë ka mbajtur mbi kurriz akuza të padrejta. Nga dyert e Gjykatës për Krime të Rënda, ish- ministri falënderoi të gjithë mbështetës­it e tij, por edhe ata që kanë qenë mosbesues. "I falënderoj të gjithë pa masë, sepse më kanë treguar se ia vlen të presësh, për atë ditë kur vjen drejtësia", tha Saimir Tahiri. Ndërkaq, gjatë seancës së kaluar, ishministr­i i Brendshëm akuzoi prokurorin­ë se kjo situatë ka kaluar çdo limit të pranueshëm. "Nuk më ka humbur durimi, kam një vit e disa muaj që pres pa komentuar veprimet e prokuroris­ë. Pres që t'i shkoj drejtësisë deri në fund, pa bërë siç kanë bërë të tjerët, që janë akuzuar për vjedhje dhe për vrasje. Por çdo gjë e ka kapërcyer çdo limit të pranueshëm. Kjo mjegullnaj­ë dyshimesh nuk mund të vazhdojë më. Pavarësish­t se hetimet janë zgjatur 5 herë, nuk kam folur por, tani po kërkoj që kjo të mos ndodhë më. Çështja duhet të marrë zgjidhje në një mënyrë dhe një tjetër. Drejtësia e vonuar nuk është më drejtësi. Kur kjo ndodh me mua, imagjino për të tjerët që s'kanë mundësi, që përplasen dyerve të gjykatave dhe s'kanë mundësi të thonë gjë", u shpreh Saimir Ta- hiri. E ndërsa në Gjykatën e Krimeve të Rënda po zhvillohej seanca gjyqësore, jashtë ambienteve të këtij institucio­ni kanë qenë edhe dy gra, të cilat edhe kësaj here i kanë shprehur mbështetje Samir Tahirit, ndërsa mbanin veshur bluza me foton e tij.

ANKIMIMI

Më 6 shkurt të këtij viti u shty seanca për ankimimin e ishministr­it të Brendshëm, Saimir Tahiri, kundër zgjatjes me tre muaj të hetimeve. Kjo, pasi Gjykata e Krimeve të Rënda ka kërkuar dokumente që prokurorët e çështjes nuk i kishin. Menjëherë pas seancës me dyer të mbyllura, ka qenë vetë Tahiri që ka deklaruar këtë fakt përpara kamerave. "S'kam komentuar asnjë veprim të prokuroris­ë, por pres që t'i shkojë drejtësisë deri në fund. Unë kam pritur dhe do pres deri në fund, pavarësish­t se gjithçka që po ndodh e ka kaluar çdo limit të paarsyeshë­m", deklaroi Tahiri.

 ??  ?? Ish- ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, dje në Gjykatën e Krimeve të Rënda
Ish- ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, dje në Gjykatën e Krimeve të Rënda
 ??  ?? Fanset e Tahirit në ambientet para gjykatës
Fanset e Tahirit në ambientet para gjykatës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania