Gazeta Shqiptare

Taksa ndaj Serbisë, gjenerali amerikan anulon vizitën në Kosovë

Letra e Orr: SHBA po shqyrton të pezullojë programet trajnuese për FSK "Zemra ime i takon shtetit të kosovarëve si shtëpia ime e dytë"

-

Timothy Orr, gjenerali amerikan ka vendo sur të anulojë vizitën në Kosovë, në shenjë pakënaqësi­e me vendimin e qeverisë së Kosovës, për vendosje të taksës në produktet e Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovin­ës. Lajmi është njoftuar nga kreu i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrahman Rama, i cili ka vënë në dijeni Presidenti­n Thaçi për anulimin e vizitës. Ne letër ai shkruan se Washington­i është duke shqyrtuar edhe masa të tjera, përfshirë këtu pezullimin e programeve trajnuese dhe edukative për FSK- në. Vizita e gjeneralit amerikan në Kosovë ishte parashikua­r në datat 16- 18 shkurt, në kuadër të 11 vjetorit të pavarësisë. Taksa 100% e vendosur nga qeveria e Kosovës për importet serbe është parë nga SHBAja dhe BE- ja si pengesë për dialogun mes dy vendeve. Ndërkaq ka qenë komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrahman Rama, i cili ka njoftuar presidenti­n e Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një letre se qeveria amerikane ka marrë vendim që të anulojë vizitën e gjeneralit amerikan të Gardës Nacionale të Iowas, Timothy Orr në Kosovë, në shenjë pakënaqësi­e me vendimin e qeverisë së Kosovës, për vendosje të taksës në produktet e Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovin­ës. Në letrën e komandanti­t Rama, thuhet se zyrtarë amerikanë në Kosovë e kanë njoftuar atë se Washington­i ësh- të duke shqyrtuar edhe masa të tjera, përfshirë këtu pezullimin e programeve trajnuese dhe edukative për FSK- në. Lajmin për anulimin e vizitës së gjeneralit për shkak të taksës e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë edhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë. Qeveria e Kosovës ka vendosur taksë prej 100 për qind në importet e këtyre dy shteteve. Deri më tani nuk ka pasur ndonjë reagim nga qeveria e Kosovës. Kjo taksë, është parë nga SHBA- ja dhe BE- ja si pengesë për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka thënë javë më parë përmes një deklarate se veprimet që minojnë dialogun, përbëjnë qëndrim kundër interesave të SHBA- së. "Shtetet e Bashkuara insistojnë se ve- primet që minojnë dialogun, pengesat nga anash, dhe refuzimi për të pezulluar tarifat - gjitha këto shkojnë kundër interesave të SHBA- ve", ishte thënë në deklaratë. Kjo masë është shfrytëzua­r nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç si arsyetim për mosvazhdim të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, që zhvillohet me ndërmjetës­imin e Bashkimit Evropian në Bruksel. Përveç tjerash, edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë të premten, pas një vizite që ka zhvilluar në SHBA, se Uashington­i ka dhënë porosi të qartë se pa pezullimin e tarifës doganore nuk mund të vazhdojë dialogu në Bruksel. Përndryshe, deklarata e ambasadës amerikane, nuk ka shënuar herën e parë që SHBA- ja ka kundërshtu­ar vendimin e autoritete­ve të

TIMOTHY ORR

"Zemra ime do t'i takojë çdo herë Kosovës. Kjo është shtëpia ime e dytë. Shtetet e

Bashkuara insistojnë se veprimet që minojnë dialogun, pengesat nga anash dhe refuzimi për të pezulluar tarifat - gjitha këto shkojnë kundër interesave të SHBA- ve", - tha gjenerali Orr. Kosovës. Departamen­ti Amerikan i Shtetit, ka bërë të ditur në muajin nëntor se Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo u ka bërë thirrje autoritete­ve të Kosovës që të heqin dorë nga kjo masë. Më 8 maj të vitit të kaluar, në Kosovë kishte qëndruar një delegacion prej 50 anëtarësh nga Iowa e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në krye të së cilit ishte edhe Timothy Orr, Gjeneral i Gardës Kombëtare të Iowas. Ai kishte thënë atëherë se në partnerite­tin me Forcën e Sigurisë së Kosovës, i cili kishte nisur në mars të vitit 2011, ishte ecur shumë përpara. Partnerite­tin me Kosovën, gjenerali Orr e konsideron­te më të mirin nga 77 partnerite­t që ka Iowa në të gjithë botën. "Zemra ime do t'i takojë çdo herë Kosovës. Kjo është shtëpia ime e dytë",- pati theksuar gjenerali Orr.

 ??  ?? Gjenerali amerikan, Timothy Orr
Gjenerali amerikan, Timothy Orr

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania