Gazeta Shqiptare

"ZEMRA E HAPËSIRËS" MUND TË SHITET DERI NË GJYSMË MILION DOLLARË

-

Pas gjetjes së trupit, autopsia ka përcaktu ar shkaqet e vdekjes së futbollist­it Emiliano Sala. Avioni me të cilin udhëtonte ai u rrëzua në det me 21 Janar. 28- vjeçari humbi jetën nga plagët në kokë dhe në gjoks të shkaktuara nga përplasja e avionit në det. Ai u identifiku­a përmes shenjave të gishtave, pasi trupi i pajetë u gjet në thellësinë e detit nga një ekip i specializu­ar kërkimesh. Ndërkohë, po vijojnë edhe hetimet nga autoritete­t për shkaqet e rrëzimit të aeroplanit. Këto hetime pritet të zgjasin nga 6 deri në 12 muaj, ndonëse brenda 2 javësh pritet të dalë një raport i përkohshëm paraprak. Në bordin e avionit që u rrëzua ishin vetëm piloti dhe futbollist­i. Ky i fundit sapo kishte nënshkruar me ekipin e Kardif dhe ishte nisur nga Franca drejt Uellsit. Aeroplani i vogël tip "Piper Malibu" humbi kontrollin në radio dhe u zhduk nga radarët. Mbetjet e avionit u gjetën javën e kaluar në thellësinë e detit pranë brigjeve franceze. Autoritete­t britanike kanë identifiku­ar trupin e gjetur nën rrënojat e avionit të rrëzuar, ku udhëtonin futbollist­i argjentina­s, Emiliano Sala dhe piloti David Ibbotson. Sipas ' BBC', në deklaratën e policisë së Dorset lëshuar gjatë mbrëmjes thuhet: "Trupi i sjellë në Portland Port të enjten më 7 shkurt 2019 është identifiku­ar zyrtarisht dhe është i futbollist­it Emiliano Sala". Trupi u zbulua pas një kërkimi nënujor në avionin që u zhduk nga radarët më 21 janar të këtij viti. Aeroplani i vogël tip "Piper Malibu" ishte nisur nga Franca dhe do të udhëtonte drejt Uellsit, kur humbi nga radarët dhe u rrëzua në det. Në bord ishin vetëm dy persona, futbollist­i 28- vjeçar dhe piloti. Ndërkohë që trupi i pajetë i Emiliano Sala u gjet, ende janë duke vazhduar

Një ankand "kozmik", që do të zgjasë prej datës 6- 14 shkurt në festën e Shën Valentinit do të jetë i hapur për shitjen e një meteori në formë zemre, i cili ra në Siberi 72 vjet më parë. Fragmenti, sipas shtëpisë më të madhe të ankandit në botë "Christie's" mund të arrijë një çmim deri në 500 000 dollarë. "Meteoriti është një prej fragmentev­e të një asteroidi të pastër hekuri, që peshonte 90 tonë, i cili ra mbi malet e Sikhote- Alin në Siberi 12 shkurt 1947", thotë "Christie's".

kërkimet për trupin e pilotit të aeroplanit, David Ibbotson. Gruaja e pilotit ka thënë se familja nuk i ka humbur shpresat për gjetjen e trupit. Ajo shpre- het: "Shpresa nuk duhet humbur asnjëherë. Jam e sigurt se ai nuk do të ndalej së kërkuari për mua, prandaj as unë nuk do të ndaloj së kërkuari për të. Kërkimet janë duke vazhduar dhe ne shpresojmë që së paku të marrin trupin e tij". Kujtojmë se futbollist­i Emiliano Sala ishte në bordin e avionit çarter që u zhduk nga radarët pranë disa ishujve në Evropë. Lajmi është konfirmuar nga Autoriteti Francez i Aviacionit Civil. Sulmuesi argjentina­s i skuadrës së Kardif ishte një nga dy personat që ndodheshin në bord. Policia ka thënë se nuk ka gjetur asnjë gjurmë të avionit të zhdukur. Çarter u ngrit në fluturim në orën 19: 15 të së hënës nga aeroporti i Nantes në Francë dhe kur ndodhej në 1.5 kilometër lartësi kontaktoi me kullën e kontrollit të trafikut ajror. Në 700 metra lartësi, aeroplani humbi kontaktet. Gjatë natës nisën kërkimet për gjetjen e avionit, por u pezulluan rreth orës 02: 00 për shkak të erës së fortë, përkeqësim­it të kushteve të motit dhe uljes së dukshmëris­ë. Deri më tani nuk ka asnjë shenjë të avionit të humbur, në bordin e të cilit udhëtonte edhe futbollist­i i skuadrës angleze Kardif.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania