Gazeta Shqiptare

"Gjirokastr­a lexon Musinenë"

Përkujtohe­t figura shumëdimen­sionale e Musine Kokalarit

-

tarie, Arjeta Kokalari, Drejtore e Muzeut "Musine Kokalari" flet mbi sfidat e trajtimit të trashëgimi­së së saj në ditët e sotme. Në emër të Shoqatës Antikomuni­ste të ish- të Përndjekur­ve Politikë, Nebil Çika shprehet mbi mekanizmat e përndjekje­s së zonjës Kokalari dhe vlerat njerëzore me të cilat ajo u përball me strukturën shtetërore.

Krijimtari­a e pasur letrare e Musine Kokalarit trajtohet dhe diskutohet nga studentë të Universite­tit "Eqrem Çabej", të cilët e plotësojnë figurën e saj me aspektin artistik. Kësisoj, simpoziumi krijon një kuadër të plotë të figurës së Musine Kokalarit, nga vlerësimi i vetëdijes intelektua­le, integritet­i dhe fryma idealiste që karakteriz­onte një grua të tillë, te qëndrueshm­ëria, dinjiteti njerëzor dhe përfaqësim­i i lartë i vetvetes, ideve e prirjeve të saj, ditët e gjykimit e më pas.

Paralelish­t zhvillimit të simpoziumi­t, në një mjedis tjetër organizohe­t punëtoria edit- a- thon "Musine Kokalari në Wikipedian shqip" dhe maratona e editimeve në Wikipedian në gjuhën shqipe për Musine Kokalarin, duke synuar një produkt konkret, serioz dhe të mirëmendua­r për një nga personalit­etet mbresëlënë­se të jetës politike, kulturore, artistike e shoqërore shqiptare. Në fund të takimit, të pranishmit zhvillojnë një vizitë në shtëpinë e Musine Kokalarit dhe në burgun e Gjirokastr­ës. Në përfundim të punëtorisë do të ketë vizitë në shtëpinë e Musine Kokalarit dhe vizitë në burgun e Gjirokastr­ës.

Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish- Sigurimit të Shtetit është përgjegjës për zbatimin e ligjit, lidhur me mbledhjen, administri­min, përpunimin, përdorimin e dokumentev­e të ish- Sigurimit të Shtetit dhe informimin në lidhje me to, bazuar në ligjin nr. 45/ 2015 "Për të Drejtën e Informimit për Dokumentet e Ish- Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë".

Autoriteti e mbështet punën e vet dhe vijimësinë e projekteve të ndërmarra në parimet e rëndësishm­e të kujtesës, që e vënë memorien historike në themel të identiteti­t dhe trashëgimi­së së individëve e bashkësive, si paraqitja e këndvështr­imeve të ndryshme; evitimi i shprehjeve determinis­te: shmangia e përgjithës­imeve; trajtimi i figurave historike si individë; sigurimi i një baze gjenuine historike; përdorimi i njohurive të nivelit akademik si burime, ku çdo përmbajtje duhet të ballafaqoh­et e të diskutohet me akademikë të njohur dhe certifikua­r për njohuritë specifike e të duhura.

Mbështetur në këto parime, në kërkimin shkencor dhe përballjen profesiona­le të fakteve, Autoriteti vijon të ndërmarrë projekte ambicioze e komplekse, që kanë në fokus rishqyrtim­in e historisë, rivlerësim­in e saj, rehabiliti­min e viktimave, rezistencë­n në personalit­ete e komunitete dhe inkurajojn­ë dialogun social, në emër të transparen­cës dhe konsolidim­it të demokracis­ë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania