Gazeta Shqiptare

CODHAPEKSP­OZITËN FOTOGRAFIK­E" BALKANGIRL­POWER"

-

COD

hap ekspozitën fo tografike "Balkan Girl Power" kuruar nga artisja britanike, Lala Meredith Vula. 75 vajza, të grup- moshave nga 1826 vjeç nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia, janë bërë bashkë në këtë projekt, i cili nisi si një platformë online në muajin korrik të 2018. Ato patën mundësi të trajnohen, këshillohe­n nga mentoret: Blerta Kambo, Fjolla Besimi, Maja ? uri?, Marija Djokovic, Tamara Zidar, Tomislav Georgiev për të menduar në mënyrë kritike e krijuese, mbi realizimi e fotografiv­e që bartin mesazhe të forta. Ekspozita synon që përmes fotografiv­e e çdo imazhi, të shpalosë rrugëtimin jo të lehtë të gruas në këto vende dhe problemet me të cilat ajo përballet çdo ditë. Përmes Balkan Girl Power, vajzat pjesëmarrë­se nga pesë vende e Ballkanit Perëndimor, dokumentoj­në jetën, ëndrrat dhe perspektiv­at që gjithseci- la ka në raport me veten, vendin, rajonin dhe sfidat e së ardhmes për t'u bërë pjesë e integruar në Bashkimin Europian. Më 12 shkurt në orën 11: 00, një ditë pas ceremonisë së hapjes së ekspozitës, në Forumin e COD do organizohe­t një workshop mbi temën "Të qenit një vajzë në Ballkanin Perëndimor" dhe një master klasë nga Lala Meredith Vula, profesores­hë e artit dhe e fotografis­ë në Universite­tin "De Montfort", në Britani. Ekspozita përmban 68 fotografi të përzgjedhu­ra e do të qëndrojë e hapur për publikun, deri më 28 shkurt 2019. * * * Balkan Girl Power, është një iniciative rajonale e mbështetur nga Western Balkan Fund. Instituti për Kontratën Shoqërore në Shqipëri zbatoi dhe udhëhoqi këtë projekt në bashkëpuni­m me katër organizata partnere të shoqërisë civile, si: Qendra për Art dhe Komunitet - Artpolis në Kosovë, Këshilli Kombëtar Rinor i Maqedonisë, iACT në Mal të Zi, dhe Shoqata për Promovimin e Aktivizimi­t, në Serbi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania