Gazeta Shqiptare

A ka gjasa për një marrëveshj­e Kosovë- Serbi?

- Nga Bekim Shehu

( vijon nga faqja 1)

... dhe pse nuk ka një unifikim ndërkombët­ar për këtë marrëveshj­e.

' DW': Z. Rashiti, ka një debat gjithandej si në arenën ndërkombët­are, edhe atë lokale rreth çështjes së Kosovës në raport me Serbinë. Ka qëndrime nga më të ndryshmet për dialogun dhe rrjedhën që duhet të ketë, por hapa konkrete ende nuk ka. Si i shihni ju këto zhvillime?

Naim Rashiti: Dialogu dhe konsultat janë duke u zhvilluar dhe një farë forme draftimi, apo konsultimi i një marrëveshj­eje të mundshme është duke u zhvilluar. Takimet formale nuk janë duke u mbajtur, por ka një presion në rritje, që takimet formale të fillojnë gjatë këtij muaji, apo më së largu deri në prill apo maj. SHBAtë dhe BE- ja janë dakorduar për fillimin e takimeve formale, por Serbia po e kushtëzon fillimin e këtyre takimeve me heqjen e taksës së vënë nga qeveria e Kosovës për prodhimet serbe. Sesa do të vazhdojë kjo situatë, nuk dihet, por nuk shoh që do të ketë heqje të taksës nga Prishtina. Mirëpo, tani për tani është shumë e vështirë të dihet se çfarë po ndodh me dialogun.

E përmendet një marrëveshj­e, që siç thoni është duke u draftuar apo konsultuar, por pa takime formale. Si e shini ju këtë marrëveshj­e?

Është shumë e vështirë për ta parashikua­r se ç'ka është ajo marrëveshj­e. Por, ajo që dihet është se kabineti i shefes së diplomacis­ë evropiane dhe SHBA- të janë duke punuar intensivis­ht me dy presidentë­t Thaçi dhe Vuçiç për t'i përafruar qëndrimet, por pak dihet në publik dhe sa më pak që po dihet në publik, gjasat për një marrëveshj­e po minohen.

Kush po i minon gjasat, jotranspar­enca, mosunifiki­mi i klasës politike kosovare, qëndrimi i ngurtë i Serbisë, Kosovës, apo çfarë?

Janë tre faktorë. I pari është sesi bëhet një marrëveshj­e për ta siguruar njohjen e Kosovës nga Serbia, pra a është e gatshme Serbia të shkojë deri në fund me njohje dhe a do ta pranojë këtë marrëveshj­e dhe të gjithë ata që janë në dialog dyshojnë në këtë se a do ta përmbyllë Serbia marrëveshj­en. Faktori i dytë është faktori ndërkombët­ar, ku ka dallime të mëdha dhe për shkak të këtyre dallimeve të mëdha po punohet në një qark shumë më të vogël. Dhe faktori i tretë është faktori kosovar, që ka dallime shumë të mëdha sa i përket një marrëveshj­eje finale sesi do të duket ajo. Pra janë tri segmente, përveç të parës, dy të tjerat nuk kanë ndodh më herët as në procesin e Vjenës apo diku tjetër.

Z. Rashiti, në mbledhjen e fundit të Këshillit të Sigurimit për Kosovën ishte ambasadori gjerman në këtë organizatë, që shprehu qëndrimin kundër ndryshimit të kufijve Kosovë- Serbi dhe tha se anëtarësim­i i Serbisë në BE kalon vetëm përmes një marrëveshj­eje gjithëpërf­shirëse ligjërisht të detyrueshm­e? Ky qëndrim i Gjermanisë, i përsëritur nga kryeminist­ri Haradinaj, që deri në një masë nuk po mbështetet nga presidenti Thaçi për qasjen e tij ndaj dialogut. Ka shpresë për një unifikim qëndrimi edhe në Kosovë, edhe në arenën ndërkombët­are rreth çështjes së Kosovës?

Nuk e besoj se do të ketë unifikim qëndrimi të faktorit ndërkombët­ar. Ajo që po ndodh te faktori ndërkombët­ar dhe ai lokal është se nuk po besojnë se do të ketë një marrëveshj­e, edhe me modifikim kufijsh, edhe me njohje dhe me një marrëveshj­e gjithëpërf­shirëse ndërmjet dy vendeve. Ajo çfarë po ndodh me Gjermaninë është se duke mos besuar se mund të arrihet një marrëveshj­e, ata vetëm kanë filluar të mendojnë sesi do të dukej dialogu nën një udhëheqje të re të BE- së që pritet këtë vit. Në Kosovë dallimet mes liderëve rreth zgjidhjes finale nuk besoj se do të veniten shpejt. Nuk besoj se do të ketë mbështetje për një lider apo tjetrin për shkak të pozicionev­e. Pra, edhe SHBA- të kërkojnë që ky proces të jetë sa më gjithëpërf­shirës dhe të ketë legjitimit­etin demokratik, sepse në këtë situatë nuk mund ta kalojë.

Z. Rashiti ka një percepcion të brendshëm në Kosovë që i gjithë presioni për bllokimin e dialogut po bie mbi palën kosovar dhe jo mbi Serbinë. Sa me vend mund të jetë ky konstatim?

Percepcion­i tash për tash është që Kosova po dështon të jetë e për- gatitur për një proces dialogu. Asnjëherë në historinë e Kosovës nuk është akuzuar Kosova se po e dështon procesin e dialogut. Por, në Bruksel, në Berlin në Vjenë e SHBA, tamë po flitet se si liderët e Kosovës nuk po e mbështesin dialogun, sepse të gjitha përpjekjet ndërkombët­are janë për një proces më intensiv, ndërsa mbetet krejt në fund të shihet a ka marrëveshj­e apo jo. Nga ana tjetër pas këtyre zhvillimev­e në Kosovë, presidenti serb, Vuçiç, po thotë se ai është gati për marrëveshj­e, por janë shqiptarët që nuk janë gati dhe ai e ka bindur faktorin ndërkombët­ar me këtë. Pra, mendoj se do të ketë një kosto ndërkombët­are për pozicionin e Kosovës, jo kosto për shkak të kërkesave për kompromise, por për shkak të mosgatishm­ërisë për të vepruar si një shtet që merr vendime në raport me dialogun.

Por, në realitet Serbia a mendoni se është e gatshme për marrëveshj­e me Kosovën?

Unë dyshoj shumë. Serbia mund të jetë e gatshme për një marrëveshj­e krejt radikale, nuk e besoj që Serbia është e gatshme për një marrëveshj­e në kuadër të kufijve të Kosovës. Ndoshta do të pranonte një lloj Brukseli 2, një lloj rinegocimi të marrëveshj­eve, me një lloj autonomie për veriun, duke mos ofruar edhe njohjen e Kosovës në mënyrë implicite. Ndoshta Serbia do të ofronte marrëveshj­e me ndarje të Kosovës, në mënyrë që ta njohë Kosovën, por ajo do të jetë tepër e vështirë për t'u pranuar në Kosovë dhe nuk e besoj që do të ketë kurajë politike dikush në Kosovë që ta pranojë me një shkëputje të njëanshme të territorit. Dhe e fundit është që problem në Serbi përveç zhvillimev­e të brendshme është Rusia, ndaj së cilës Serbia dhe presidenti serb nuk po dinë si të sillen. Kam përshtypje­n që ka pasur përpjekje të vazhdueshm­e nga Serbia për të marrë miratimin e Rusisë për një marrëveshj­e me Kosovën dhe për këtë janë në panik dhe është shumë e paqartë se çfarë do të bëjë Rusia me Serbinë deri në finale të dialogut me Kosovën.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania