Gazeta Shqiptare

Skënderbeu fiton pas 3 muajsh, lë pas krizën dhe kalon Laçin

Korçarët ngjiten në vendin e katërt me 33 pikë, 3 më pak se Teuta e vendit të tretë Krasniqi e Pervan e bëjnë të pavlefshëm golin e Selmanit

-

Skënderbeu i ka dhënë fund ' thatësirës' prej 6 humbjeve radhazi dhe ka gjetur më në fund fitoren në javën e 21- të të kampionati­t. Skuadra kampione në fuqi ka thyer ekipin e Laçit me rezultatin 2- 1, ndërsa të gjithë golat e sfidës u shënuan në pjesën e dytë. Në një atmosferë të vakët dhe në prezencë të një numri të vogël tifozësh, skuadrat kanë nisur sfidën të kësaj jave. Në të vërtetë goli mund të kishte ardhur që në fraksionin e parë, por në minutën e 24- ët Dajsinani ndali gjuajtjen e Gjonit, ndërsa 6 minuta më pas kroati Pervan u ndal vetëm nga shtylla e Selmanit. Në fraksionin e dytë, bardhekuqt­ë e zhbllokojn­ë shpejt sfidën, kur në minutën e 56- të, Muzaka do të gjejë mjaft mirë në zonë Krasniqin, i cili me kokë do të realizojë një gol mjaft të bukur. Laçi do të kërkojë barazimin, por goli i Gjonit në të 60'- ën do të anulohet për pozicion jashtë loje. Skënderbeu do të gjejë golin e sigurisë në minutën e 77- të, kur Pervan do të shndërrojë në gol penalltinë e fituar nga Krasniqi. Laçi nuk do të dorëzohet, madje do të shkurtojë diferencat në të 89'- ën pas një tjetër 11- metërshi të akor- duar nga kryesori Koçi. Kësaj radhe ekzekuton portierin kurbinas, Gentian Selmani, që ndëshkon kolegun e tij korçar, Dajsinani. Gjithsesi, nuk do të ketë më kohë për Laçin, që regjistron humbjen e dytë radhazi dhe mbetet në kuotën e 31 pikëve, ndërsa Skënderbeu rigjen fitoren pas 3 muajsh dhe parakalon pikërisht kurbinasit në renditje, me korçarët që tashmë janë të katërtit me 33 pikë, tri më pak se Teuta e vendit të tretë. Kështu, Skënderbeu mund të lërë tashmë pas shpine periudhën e keqe që kaloi në këtë sezon dhe të fillojë ringritjen për të synuar pozicionet e para të renditjes.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania