Gazeta Shqiptare

TAKIMET

- Valentina Madani

Opozita i bëri dje thir rje qeverisë që mos të bllokojë rrugët ditën e shtunë, kur qytetarë nga rrethet do të mblidhen në protestën para Kryeminist­risë. Sekretari i përgjithsh­ëm i Partisë Demokratik­e, Gazment Bardhi, deklaroi se nëse do të bllokohen dy akset kryesore kombëtare që lidhin Tiranën me veriun dhe me jugun e vendit, atëherë protestues­it do t'i heqin me dhunë pengesat e vëna nga policia. Z. Bardhi përmendi shembullin e zonës së "Astirit", ku banorët protestues kundër projektit të ' Unazës së Madhe' larguan me dhunë makineritë e kompanisë private që do të ndërtojë rrugën. "Po paralajmër­ojmë që tani çdo kompani ndërtimi që të mos nxjerrin në rrugë asnjë makineri dhe të mos bëjnë asnjë veprim që cenon lëvizjen e lirë të protestues­ve drejt Tiranës! Përndryshe, fati i tyre është i njohur! Qytetarët do t'i heqin pengesat me mënyrat e tyre, njësoj siç bënë banorët e ' Unazës së Re'! Shqiptarët do të jenë në Tiranë të shtunën. 16 shkurti është protesta që do t'i japë fund një pushteti të blerë me votat e krimit, një qeverie të kapur në vjedhjen e zgjedhjeve dhe në vjedhjen e qytetarëve të saj", theksoi sekretari i përgjithsh­ëm i PDsë. Ai u shpreh se bllokimi i akseve rrugore nuk t'i pengojë qytetarët të bashkohen me opozitën. "Teknikisht nuk ka asnjë motiv për bllokimin e autostradë­s dhe rrugëve të tjera kombëtare. Teknikisht, nëse do të ishte vërtet e nevojshme dhe jo një vendim në kushtet e panikut, qytetarët duhet të ishin lajmëruar disa ditë më parë, siç është vepruar në raste të tjera", tha z. Bardhi.

DEKLARATA

LSI përmes deputetit Luan Rama garantoi dje se protesta e opozitës më 16 shkurt do të jetë paqësore dhe nuk do të ketë shfaqje të dhunës. Zëvendëskr­yetari i LSI- së bëri të ditur se qytetarët do të dalin në protestë vetëm për të kundërshtu­ar, sipas tij, qeverinë e korrupsion­it dhe lidhjet me krimin. Ai tha se do jetë dita e fitores së qytetarëve mbi të keqen. "Protesta e 16 shkurtit nuk është një konfrontim mes qytetarëve dhe institucio­neve të shtetit, por është fillimi i luftës së qytetarëve kundër të keqes. Është demonstrim­i i forcës qytetare përballë papërgjegj­shmërisë së qeverisë, është manifestim­i solidarite­tit dhe angazhimit qytetar përballë krimit, korrupsion­it, trafiqeve së qeverisë që është bërë pengesë në procesin e integrimit evropian të vendit. Prandaj edhe njëherë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania