Gazeta Shqiptare

Berisha: Terror administra­tës. Braçe: Kërkova të bëhet puna

-

Ish-

kryeminist­ri Sali Berisha publikoi dje mesazhin e një qytetari dixhital, sipas të cilit zv. kryeminist­ri Erjon Braçe ka ushtruar terror në zyrat e administra­tës në Fier. "Ka më shumë se një javë që në zyrat e institucio­neve në Fier vjen dhe bën inspektim vetë Erjon Braçe, duke bërë ' show' se gjasme të rritet aftësia në shërbimet publike në administra­të, por tjetër gjë luhet. Nga Tirana sot ( dje) vjen një email nëpër drejtoritë e kuadrit, ku kërkohen të gjitha dosjet e nëpunësve të administra­tës në Fier, në të gjitha drejtoritë rajonale, kjo për arsye të verifikimi­t për çdo punonjës se kur ka hyrë në administra­të, kush e ka sjell mik i kujt është dhe kujt force politike i takon, pra qëllimi i këtij inspektimi i Braçes është selektimi i atyre që kanë ngelur dhe zëvendësim­i i tyre me militantët e fushatës elektorale që vjen në qershor dhe vijnë e na nxjerrin propaganda politike për emërime mbi bazë meritokrac­ie të rastit të asaj vajzës që me demek ishte ekselente", - thuhet në denoncim. Por z. Braçe iu përgjigj ish- kryeminist­rit duke thënë se ka filluar të shkojë zyrë më zyrë duke kërkuar të bëhet punë. E gjitha kjo, sipas tij ka një qëllim, shërbimin ndaj qytetarit. "Ky nuk është terror, kjo është përgjegjsh­mëri ndaj detyrës dhe shërbimit publik ndaj qytetarit. Vertikalis­ht, nga unë deri tek i fundit nëpunës që paguhet nga taksat e qytetarëve. Ti Sali Berisha nuk hyn këtu. Ti ke gjithë të drejtën të jesh i papërgjegj­shëm!", shprehet z. Braçe.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania