Gazeta Shqiptare

Protesta para Kryeminist­risë, Basha: Na ndihmoni të hapim atë derë

Kreu i PD- së fton qytetarët e Burrelit: 16 shkurti, referendum­i më i madh popullor "Pas gardhit të policëve është hajduti"

- Valentina Madani

Kreu i opozitës, Lulzim Basha ishte dje në Burrel në takim me simpatizan­tët demokratë dhe qytetarët, të cilët i ftoi që të merrnin pjesë në protestën e 16 shkurtit para Kryeminist­risë. Z. Basha paralajmër­oi se qëndresa do të vazhdojë deri në largimin e Ramës nga qeveria. "Falë bashkimit tuaj, i cili do të jetë më i madhi që ka dëshmuar populli shqiptar, një standard i ri evropian do të vendoset. Çdo qeveri që vjen pas datës 16 do t'i bëjë llogaritë me popullin. Siç jeni mbledhur sot, ( dje) siç u mblodhët në protestën madhështor­e para ditë ditësh, ashtu të bashkuar të derdheni në Tiranë, me drejtësinë e kauzës popullore në zemër dhe me vendosmëri­në për të mos u larguar pa shembur sistemin e kalbur që po ju varfëron dhe vjedh ditë për ditë. Le të vërshojë sovrani në rrugët dhe sheshet e Tiranës, të shtunën në orën 11 në referendum­in më të madh popullor që do t'i japë fund kësaj qeverie bandite. Është një bashkim europian dhe kushtetues, për t'i dhënë fund njëherë e mirë, këtij sistemi të kalbur që është vetëm një grup njerëzish", deklaroi z. Basha. Gjatë takimeve kreu i PD- së theksoi se familjet shqiptare po varfërohen nga politikat e ndjekura prej qeverisë "Rama". Ai akuzoi se qeveria qëndron në pushtet me paratë e krimit. "Me 16 shkurt do t'i japim fund kësaj qeverie bandite. 16 shkurti është bashkimi popullor kundër vjedhjes, hajduteve të Shqipërisë, kundër vjedhjes së zgjedhjeve dhe të ardhmes se shqiptarev­e",- deklaroi kreu i opozitës. Referuar kordonit të policisë që do të jetë para Kryeminist­risë në protestën e së shtunës, lideri demokrat tha se matanë tij janë hajdutët, ndërsa përballë kanë popullin. Ndonëse në pushtet Basha tha se do të vijë përmes votës së lirë, shqiptarët i ftoi të bëjnë rezistencë deri në rrëzimin e qeverisë. "PD do vijë në pushtet me votë. Të shtunën në anën tjetër të gardhit të policisë është kryehajdut­i që është kapur duke vjedhur paratë tuaja, votat tuaja… ndaj të shtunën bota do ta shohë se ku e ka katandisur shtetin

FTESA

"Ju ftoj të gjithëve më 16 shkurt, nga gardhi matanë policëve është hajduti, ndërsa pjesa këtej është pala e vjedhur. Na ndihmoni të hapim atë derë. Të bashkohemi të gjithë për Shqipërinë si gjithë Evropa. Hajdutët duhet të shkojnë në burg. Ky është thelbi i ditës së shtunë", - theksoi z. Basha.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania