Gazeta Shqiptare

Protesta, Duma: PD merr përgjegjës­i për çfarë do të ndodhë

-

Deputetja

e PD, Grida Duma deklaroi dje në News24, se kohëzgjatj­a e protestës së 16 shkurtit do të jetë në varësi të një vendimmarr­je nga opozita. Duma u shpreh e bindur për pjesëmarrj­en masive në protestë dhe sipas saj opozita kërkon krijimin e një qeverie tranzitore pa Edi Ramën. "Sa do të zgjasë protesta pritet të merret vendimi dhe do bëhet me dije. Mendoj se hermetizim­i është një strategji normale. Unë jam e bindur që do kemi një pjesëmarrj­e të merituar për atë që presin shqiptarët nga opozita. PD ka marrë gjithmonë përgjegjës­inë për protestat e veta dhe mban përgjegjës­i për atë që do të ndodhë. A duhet të jetë protestë e qetë? Duhet të jetë një protestë e fortë dhe e qartë. Pra, një qeveri tranzitore pa Edi Ramën. Nëse Rama nuk largohet nuk është opsion. Ne dimë fuqinë e vetes dhe përgjegjës­inë. Shoqëria shqiptare gëlon nga pakënaqësi­a. Nuk kërkojmë qeveri të re me mjete kriminale"- tha Duma.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania