Gazeta Shqiptare

16 shkurti, Salianji: Të çlirojmë Shqipërinë nga krimi

-

Deputeti

i PD- së Ervin Salianji ftoi dje shqiptarët që me 16 shkurt të çlirojnë Shqipërinë nga krimi. Ai renditi dje kontraband­ën e drogës si një nga arsyet kryesore, pse shqiptarët duhet t'i bashkohen opozitës së bashkuar. Salianji shkruan në ' Facebook' se propaganda nuk e mbulon dot dështimin, ndërsa përgënjesh­tron edhe deklaratat e ish- ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe pasardhësi­t të tij, Sandër Lleshaj. Deputeti demokrat krahas deklaratav­e, rendit edhe faktet, rastet e shqiptarëv­e të arrestuar brenda dhe jashtë vendit me aktivitet kriminal. "Propaganda që nuk mbulon dot dështimin, qeveria e ka humbur kontrollin në territor njësoj, siç ka humbur logjikën! Në 16 shkurt të çlirojmë Shqipërinë nga krimi, në këmbë për Shqipërinë",- deklaroi deputeti i PD- së.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania