Gazeta Shqiptare

Rama: Vendimi për Dajtin nga kriminelë me kostum, do ta zhbëjmë

"U ka ardhur fundi në drejtësi dhe po i bien me top"

-

Gati 1 javë pasi Gjyka ta e Apelit i fali 4 dënimet përjetë Dritan Dajtit dhe duke e dënuar me 25 vite heqje lirie, ka reaguar për herë të parë edhe kryeminist­ri Edi Rama. I vënë në qendër të akuzave të opozitës si njeriu që ka ndikuar në këtë vendimmarr­je, kreu i qeverisë gjatë një takimi me banorë të Rrëshenit nuk nguroi t'i konsideroj­ë gjyqtarët që dhanë vendimin si kriminelë me kostum dhe me kravatë. Duke dënuar vendimin e dhënë si tërësisht kriminal, kryeminist­ri Rama u zotua në emër të mazhorancë­s dhe qeverisë që drejton se do të bëjë çmos që ta zhbëjë atë. "Njerëz të ligj dhe të korruptuar, të cilët nuk janë vetëm ata, por janë plot që duke parë se u ka ardhur fundi në sistemin e drejtësisë, po i bien me top. Po kryejnë një akt kriminal, se faktikisht i rivranë 4 policët. Ne nuk do t'i ndahemi kësaj çështjeje, që ta zhbëjmë duke bërë të gjithë presionin e nevojshëm, por edhe këta gjykatës besoj nuk do t'ia dalin të shpëtojnë kaq lehtë", - u shpreh kryeminist­ri Edi Rama. Ai shprehu keqardhje për atë që ndodhi me këtë çështje, ndërsa theksoi se kjo tregoi edhe një herë domosdoshm­ërinë për ta çuar deri në fund reformën në drejtësi. "Më ka ardhur keq për atë që ka ndodhur, por nga ana tjetër janë gjëra që nuk më çudisin, sepse ne kemi ndërmarrë një reformë të thellë si askush nuk e ka menduar për të pastruar kancerin nga i gjithë organizmi i sistemit tonë të drejtësisë, duke shkulur nga trupi i sistemit tumore dhe metastaza", - u shpreh kreu i qeverisë. Rama hodhi poshtë edhe çdo akuzë për t'ia faturuar atij këtë vendimmarr­je të gjyqtarëve, si dhe çdo përpjekje për krijuar te qytetarët bindjen se pas këtij vendimi qëndron pikërisht ai. "Drejtësinë e drejtë e kanë penguar politikanë dhe prokurorë si këta. Më akuzojnë se Dritan Dajti kishte lidhje me mua, ndërkohë që në kabllogara­met dhe raportin e ambasadës amerikane është e shkruar se vrasësi është i lidhur me Saliun. Këtu

kthehen përmbys dhe zien kazani çdo natë me gjithfarë shpifjesh dhe monstruozi­tetesh, duke dashur të dëshpërojn­ë njerëzit. Këta njerëz kriminelë me kostum dhe kravatë nuk ndalen, sepse janë mësuar 30 vjet të bëjnë të njëjtën gjë duke vjedhur

qytetarët, rivrarë të vrarët dhe përdhunuar vajza të reja", - shtoi kryeminist­ri. Në fjalën e tij para banorëve të Rrëshenit, ai theksoi se do jetë reforma në drejtësi, ajo që do u jap një herë mirë fund këtyre vendimeve. "Reformën e kemi bërë me shpe-

PËR OPOZITËN

"Drejtësinë e drejtë e kanë penguar politikanë dhe prokurorë si këta. Më akuzojnë se Dritan Dajti kishte lidhje me mua, ndërkohë që në kabllogara­met dhe raportin e ambasadës amerikane është e shkruar se vrasësi është i lidhur me Saliun. Këtu kthehen përmbys dhe zien kazani çdo natë me gjithfarë shpifjesh dhe monstruozi­tetesh, duke dashur të dëshpërojn­ë njerëzit".

jtësi të madhe, por çdo gjë ka kohën e vet. Një shtet i së drejtës nuk mund të ndërtohet sa hap e mbyll sytë. Vetingu po largon ' peshkaqenë' nga ky sistem. Në këtë fazë, reforma është pastrim dhe ndërtim i sistemit të ri, do merret me ta dhe

me këdo", - tha Rama. Ndërkohë që gjatë këtyre ditëve ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj i kërkoi zyrtarisht Këshillit të Lartë Gjyqësor të nisë hetimin disiplinor për pesë gjyqtarët e Apelit të Krimeve të Rënda, të cilët më 8 shkurt të këtij viti shpëtuan

Dritan Dajtin nga burgu përjetë, dhënë nga Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë. Gjykata e Apelit pranoi kërkesën e Dajtit për gjykim të shkurtuar, duke vendosur ta dënojnë me 25 vite burgim, ndonëse akuzohet për vrasjen e 4 policëve në 2009- ën.

 ??  ?? Kryeminsit­ri Edi Rama gjatë një takimi me ministrat
Kryeminsit­ri Edi Rama gjatë një takimi me ministrat
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania