Gazeta Shqiptare

Kryeminist­ri: Për rrumpallë keni PD- në, Luli vdiq të takohet me mua

-

Kryeminist­ri

Edi Rama e ka marrë me sportivite­t protestën që ka thirrur opozita në 16 shkurt, teksa edhe në Rrëshen ai nuk ka munguar të shkëmbejë batuta e të ironizojë PD- në dhe kryetarin e saj, Lulzim Basha. Gjatë bashkëbise­dimit me qytetarët, ai u shpreh se i vinte keq për njerëzit që i shkojnë pas opozitës, ndërsa ka sjellë në vëmendje disa nga lapsuset e bëra nga kryetari i PD- së, Lulzim Basha. "Ajo që mua më krijon trishtim është ideja që ka ende njerëz të zakonshëm, që u shkojnë mbrapa atyre… Si mund t'i shkosh pas Lulit?! Mua më vjen keq realisht. Një kryetar partie që thotë do bëjmë 3 qind lekë litrin e energjisë. Do thoni ju lapsus, po lapsus makina llogaritës­e, lapsus kjo, ta bëjmë dhe naftën 3 qind lekë kilovatin dhe ta mbyllim këtë punë. Ne do të qeshim pak me Lulin, se s'kemi ça bëjmë. Ti e kupton vetë, aq shumë e ka përsërit atë 7 herë 7, sa po na bind edhe ne se 42 si 49 njësoj është", - tha Rama. Ndërkohë që duke shkëmbyer batuta me një qytetar tjetër, ai u shpreh se protesta ka për qëllim pikërisht të kundërtën e asaj që dek- laron Basha se nuk do të takohem më me të. Rama tha se Basha do pikërisht që të ulet në një takim me të dhe të tentojë të futet në qeveri. "Më e bukura është kur tha në Krujë: Betohem para Sarisallti­kut se nuk e takoj më Edi Ramën. Aq shumë do të më takojë sa betohet atje, se një njeri kur s'do të të takojë, nuk betohet, por betohet atje dhe i thotë Atij mos më lër ta takoj se vdiqa ta takoj. Dhe këta që i shkojnë mbrapa dhe i thonë ' ta rrëzojmë, ta rrëzojmë', se ai i do mbrapa që të më thotë mua ' e shef sa shumë kam', kështu që me tako, më fut dhe mua në qeveri se vdiqa. Kështu që… se këtë herë s'ka as çadër, se herën e kaluar kishte edhe një çadër, pinin edhe nga një birrë, po tani u thotë rrini atje, do jepni edhe jetën", - u shpreh më tej Rama.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania