Gazeta Shqiptare

Gjylameti, debat me Daden: Po sulmohem për faje që s'i kam bërë

-

Kryetarja

e Partisë Socialiste të Tiranës, Blerina Gjy lameti, ka vijuar debatin në distancë me ish- deputeten dhe ish- anëtaren e kryesisë së PS- së, Arta Dade. Nëpërmjet një komenti në rrjetet sociale, duke marrë shkas nga një artikull në median e shkruar ku ajo akuzohej për plagjiatur­ë në diplomën e doktoratur­ës, Gjylahmeti shprehet se po sulmohet për faje që nuk i ka bërë. "Sulmohem me fjalë rrugësh dhe akuzohem për faje që nuk i kam bërë kurrë. S'ka problem, jam mësuar, siç u mësove edhe ti me sulmet e padenja në adresën tënde, kur ishe këtu ku jam unë sot. Por çka ti me siguri nuk do e kishe pranuar kurrë do të ishte të sulmoheshe në nder e në dinjitet nga djali im! Unë edhe këtë e pranoj, si pjesë të një kulture të vjetër e të shëmtuar, që aq dëm i bëri PS në të shkuarën: Të gjithë kundër të gjithëve!", - shkroi Gjylameti. Më tej ajo shprehej nuk ka shanse që PS dhe Edi Rama të rrëzohen me gjoba apo kërcënime.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania