Gazeta Shqiptare

Ndryshimet në qeverisje, Rama bën tri lëvizje të tjera

Qeveria emëroi dy zv. ministra të Arsimit dhe shkarkoi një zv. ministër te Bujqësia "Qeveria ka ndryshuar shumicën e drejtorëve"

-

Vala e ndryshimev­e në qeveri të ndërmarra që në fund të dhjetorit të shkuar si reagim për protestën e studentëve nuk ka përfunduar akoma. Pas ndryshimit të shumicës së anëtarëve të kabinetit qeveritar, kreu i qeverisë po vijon edhe me ndryshimet në nivelet e mëposhtme të qeverisjes, zëvendësmi­nistra dhe drejtorë të përgjithsh­ëm. Në këtë kuadër, Këshilli i Ministrave ka miratuar dje disa ndryshime zëvendësmi­nistrash dhe që prekin dy ministri, atë të Arsimit dhe atë të Bujqësisë. Gjatë mbledhjes së djeshme qeveria miratoi emërimin e dy zëvendësmi­nistrave të rinj të Arsimit, Sporteve dhe Rinisë. Bëhet fjalë për emërimin e Lorena Haxhiut, e cila nuk është një emër i panjohur për opinionin publik. Ajo njihet si një nga imazhet e ekranit, pasi ka prezantuar disa programe e emisione të mëngjesit apo pasdites në disa televizion­e. Ndërkohë që zëvendësmi­nistrja e re e Arsimit ka mbajtur edhe postin e drejtoresh­ës së Përgjithsh­me të Shërbimit Rinor, në varësi të Ministrisë së Arsimit, para se t'i besohej posti që la vetë Besa Shahini. Zëvendësmi­nistri tjetër i emëruar dje është Redi Shtino. Ai ka formim si jurist dhe ka mbajtur deri në 2017 postin e zëvendësmi­nistrit të Arsimit, gjatë kohës kur drejtonte Lindita Nikolla. Pra, për të është një rikthim në këtë detyrë. Po gjatë mbledhjes së djeshme, qeveria ka bërë edhe një tjetër ndryshim në rang zëvendësmi­nistrash. Ajo ka liruar nga detyra zëvendësmi­nistrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ilir Haliaj. Këto nuk janë të vetmet ndryshme që qeveria ka bërë në nivel zëvendësmi­nistrash, pasi më parë ka bërë disa lëvizje edhe në ministri të tjera siç është edhe ajo e Transporte­ve dhe Energjisë. Po ashtu, Rama ka ndryshuar pjesën dërmuese të drejtorëve të një sërë institucio­nesh të rëndësishm­e. Vetëm një javë më parë u shkarkua drejtori i Përgjithsh­ëm i Burgjeve, Stefan Çipa, megjithëse kishte vetëm pak muaj në krye të këtij institucio­ni. Vendin e tij e zuri Agim Ismaili, që deri më parë mbante detyrën e Drejtorit të Autoriteti­t të Kontrollit Ushqimor. Në po të njëjtën ditë Stefan Çipa u emërua në krye të Entit Kombëtar të Banesave. Ndërkohë që në vend të Agim Ismailit, tek AKU u emërua ish- drejtori i KESH, Agron Hetoja. Vetë Hetoja ishte shkarkuar dy javë më parë nga pozicioni i drejtorit të KESH dhe në

ZV. MINISTRJA

Gjatë mbledhjes së djeshme qeveria miratoi emërimin e dy zëvendësmi­nistrave të rinj të Arsimit, Sporteve dhe Rinisë. Bëhet fjalë për emërimin e Lorena Haxhiut, e cila nuk është një emër i panjohur për opinionin publik. Ajo njihet si një nga imazhet e ekranit, pasi ka prezantuar disa programe e emisione të mëngjesit apo pasdites në disa televizion­e.

vend të tij u emëruar ishdrejtor­i i Fondit të Zhvillimit të Rajoneve, Benet Beçi. Ndërkohë që në vend të Benet Becit u emërua Dritan Agolli. Ndërkohë që një lëvizje e bujshme ishte edhe ajo e shkarkimit të drejtorit të Përgjithsh­ëm të Rrugëve, Afrim Qendro, i cili u zëvendësua nga ish- ministrja e Sipërmarrj­es, Sonila Qato. Gjithashtu, një tjetër lëvizje e rëndësishm­e ka qenë edhe ajo e shkarkimit të drejtorit të OST- së, Klodian Gradeci, i cili u zëvendësua­r me ishdrejtor­in e IMT- së së Bashkisë Tiranës, Skerdi Drenova.

 ??  ??
 ??  ?? Kryeminsit­ri Edi Rama
Kryeminsit­ri Edi Rama

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania