Gazeta Shqiptare

Shqipëria i thotë sot "po" hyrjes së Maqedonisë në NATO

-

Kuvendi

i Shqipërisë do të votojë sot Protokolli­n për anëtarësim­in e Maqedonisë së Veriut në Aleancën e Atlantikut të Veriut. Me këtë rast sot në sallën e seancave plenare do jetë i pranishëm edhe kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi. Ai do të pritet më parë nga homologu i tij shqiptar, Gramoz Ruçi, në një takim dhe më pas do të ndjekë seancën ku dhe do të votohet Protokolli. Ky dokument ka marrë votën e mazhorancë­s dhe opozitës gjatë votimit në komisione dhe sot gjithashtu, atë pritet ta votojnë të gjithë deputetët. Shqipëria bëhet kështu një nga shtetet e para që ratifikon këtë Protokoll, duke i hapur rrugën më pas edhe hyrjes së tij në fuqi. Më parë atë e ka ratifikuar parlamenti i Greqisë. Që ky protokoll të hyjë në fuqi dhe Maqedonia të bëhet pjesë e NATO- s, duhet që ai të votohet nga të gjitha parlamente­t e vendeve anëtare të NATO- s.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania