Gazeta Shqiptare

Meta në festimet e 100- vjetorit të themelimit të Eparkisë së Lungros në Kalabri

-

Me

ftesë të Ipeshkvit të Eparkisë së Lungros, Imzot Donato Oliverio, Presidenti i Republikës, Ilir Meta mori dje pjesë në ceremonitë zyrtare të 100- vjetorit të themelimit të kësaj eparkie arbëreshe që u zhvillua në Katedralen e Lungros ( Ungrës). Presidenti Meta përshëndet­i themelimin e Eparkisë së Ungrës më 13 shkurt 1919, që shënoi datën historike kur Vatikani u kushtoi një vëmendje edhe më të madhe ndjekësve besnikë të ritit bizantin në Itali, arbëreshëv­e, të cilët prej më se katër shekujsh i kryenin ritet e tyre liturgjike në gjuhën arbëreshe. Eparkia e Ungrës është eparkia më e madhe ar- bëreshe e Italisë kontinenta­le. 100- vjetori i themelimit të Eparkisë së Ungrës përkujton çastin më kulmor dhe më të rëndësishë­m të rrugëtimit arbëresh, të cilët përpiqen sot e kësaj dite të mos humbasin identiteti­n kombëtar, gjuhën amtare, ritet fetare, kulturën, zakonet dhe trashëgimi­në historike të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbeu­t.

 ??  ?? Presidenti i Republikës, Ilir Meta
Presidenti i Republikës, Ilir Meta

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania