Gazeta Shqiptare

Tokë me 7501, për 6 muaj do të pajisen me tapi 200 mijë pronarë

Komisioni i Veprimtari­së Prodhuese miraton draftin për regjistrim­in e tokës bujqësore Nisma e Braçes për të lehtësuar 9 mijë familje fermerësh

- 1. 2. 3. 4. 5. 6. 7. 8. 9. 10. 11. 12. 13.

Personat që kanë për fituar tokë bujqësore me ligjin 7501 do të pajisen me certifikat­ë pronësie brenda 6 muajve nga miratimi në parlament i ndryshimev­e ligjore që kaluan dje "testin" e deputetëve në Komisionin e Veprimtari­së Prodhuese. Kur kanë kaluar më shumë se 25 vite që kur u shpërndanë tokat me ligjin 7501 dhe atë për ndarjen e tokës së ish- ndërmarrje­ve bujqësore, gjysma e titujve të pronësisë nuk janë të regjistrua­r në hipotekë. "Janë 400 mijë akte të marrjes së tokës në pronësi dhënë fermerëve. Të regjistrua­r në Zyrën e Regjistrim­i të Pasurive të Paluajtshm­e janë rreth 50% e tyre", tha Ermira Gjeçi, zv. ministre Bujqësisë. Ndërkohë, rreth 9 mijë fermerë të tjerë kanë probleme për të marrë aktin e tokës në përdorim. Për t'i dhënë zgjidhje një pjesë të problemati­kës, mazhoranca miratoi në Komisionin e Veprimtari­ve Prodhuese dy projektlig­je të propozuara nga deputeti Erion Braçe, që lehtësojnë marrjen e dokumentac­ionit për familjet që nuk pajisen dot me aktin e marrjen së tokës në përdorim. Por, për ish- ministrin e Bujqësisë, Edmond Panariti, çështja duhet trajtuar me kujdes dhe nisma të jetë e mirëmendua­r, pasi mund të lindin konflikte. "Bëni shumë kujdes, mos fusni duart në një proces, i cili mund të gjererojë konflikte të panumërta, mund të krijojë konflikte sociale dhe mos e çoni procesin në mënyrë të sforcuar kur ai vuan nga parregulls­i", tha Panariti, deputet LSI. Në thelb dy ligjet lejojnë ata fermerë që janë shpërngulu­r në vitet ' 90 nga një vendbanim në tjetrin pa u regjistrua­r në zyrat e gjendjes civile të marrin aktet e tokës në përdorim. Po ashtu, verifikimi i titujve të tokës bujqësore u shty deri në fund të 2019ës.

AMTP

Në relacionin e projektlig­jit mësohen edhe dhënat në të gjithë procesin. "Lidhur me procesin e pajisjes me AMTP për periudhën 1991 deri 15 gusht 2008 janë dhënë 43 1898 AMTP. Janë në proces të plotësimit 7310 AMTP, të cilëve i korrespond­on një sipërfaqe prej 3471 ha, ndërkohë që janë plotësuar 4123 AMTP, të cilëve i korrespond­on një sipërfaqe prej 1407 ha. Lidhur me procesin e regjistrim­it të AMTP- ve janë regjistrua­r afërsisht 250.000 AMTP. Në lidhje me procesin e verifikimi­t të AMTP- ve nga 23520 kërkesa për verifikim gjithsej, janë 4432 vendime të mara, si dhe 12.069 përgjigje administra­tive për kërkesat e paraqitura. Lidhur me procesin e legalizime­ve, nga 227.000 objekte të legalizues­hme, deri në nëntor 2018 janë legali-

zuar 164.866 objekte. Në lidhje me kalimin në pronësi të oborreve në përdorim janë paraqitur rreth 2500 kërkesa nga të cilat janë dhënë 1429 vendime. Janë për t'u shqyrtuar dhe për të marrë vendim 848 dosje", - thuhet në relacionin që shoqëron ndryshimet ligjore.

AFATET

Projektlig­ji i ri përcakton se njësitë e vetëqeveri­sjes vendore brenda 3 muajve

nga hyrja në fuqi e ligjit përcjellin pranë ASHK kërkesat për kalimin në pronësi të tokës bujqësore, të administru­ara sipas ligjeve nr. 171/ 2014 "Për përfundimi­n e procedurav­e ligjore të kalimit të tokës bujqësore të ish- ndërmarrje­ve bujqësore në pronësisë të përfituesv­e" dhe nr. 9948, 7.7.2008 "Për shqyrtimin e vlefshmëri­së ligjore të krijimit të titujve të pronësisë

mbi tokën bujqësore", përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji. Gjithashtu, njësitë e vetëqeveri­sjes vendore brenda 6 muajsh nga hyrja në fuqi e ligjit duhet të evidentojn­ë edhe përdorues të tjerë faktikë, të cilët nuk kanë paraqitur kërkesë si më sipër, si dhe ata të cilët kërkesa u është refuzuar në bazë të ligjeve sa më sipër, por plotësojnë kriteret e përcaktuar­a në këtë ligj.

ÇFARË PËRFITOJNË PERSONAT QË KANË MARRË TOKË ME 7501

Ligjësimin e akteve të marrjes në pronësi të tokës bujqësore.

Kalimin në pronësi pa shpërblim të tokës bujqësore, tek subjektet që e kanë atë në përdorim dhe janë përfshirë në procesin administra­tiv nëpërmjet kërkesës apo që kanë një titull përdorimi.

Rregullimi­n ligjor, me qëllim regjistrim­in e AMTPve për rastet kur situata faktike e pronave është e ndryshme nga ajo e përcaktuar në titull.

Ligjësimin dhe regjistrim­in në regjistrin publik të pasurive të paluajtshm­e për ndërtimet pa leje.

Zgjidhjen e mosmarrëve­shjeve për të drejtat mbi ndërtimin që legalizohe­t; rregullime të posaçme për një sërë rastesh të veçanta që paraqesin nevojë për zgjidhje, si për objektet pa titull pronësie dhe oborret në përdorim.

Kushtet e procedurat për përfundimi­n e procesit të përditësim­it, inventariz­imit, transferim­it dhe regjistrim­it të pronës shtetërore.

Procesin e përditësim­it të listës së pronave shtetërore, si një procedurë tepër e rëndësishm­e, në funksion të pasqyrimit në regjistrin publik të gjendjes reale të pasurive dhe të përputhjes së marrëdhëni­eve juridike me këtë gjendje.

Jep zgjidhje për detyrimin e papërmbush­ur nga institucio­net shtetërore dhe vendore, për të regjistrua­r në regjistrin e pasurive të paluajtshm­e pronat e tyre duke u vendosur njësive të vetëqeveri­sjes vendore detyrimin që të krijojnë një strukturë të posaçme, e cila do të ketë për objekt të veprimtari­së së saj inventariz­imin, plotësimin, përditësim­in dhe ndjekjen e procesit deri në regjistrim­in e pronave në regjistrin publik të pasurive të paluajtshm­e dhe pajisjen me certifikat­ë pronësie.

Përditësim­in e të dhënave në lidhje me pasuritë e sindikatav­e me qëllim përditësim­in dhe inventariz­imin e gjendjes dokumentar­e të pasurive të këtyre subjekteve, në funksion të sigurisë së informacio­nit për to, në regjistrin e pasurive të paluajtshm­e.

Rregullimi­n e pronësisë në zonat e stimuluara, ku ASHK- ja do të kryejë evidentimi­n në terren të njësive ndërtimore dhe truallit, si dhe harton planin e rilevimit, ku pasqyrohet gjendja ndërtimore faktike e zonës, sipas kufijve të vendosur në dokumentac­ionin e miratuar nga autoriteti i planifikim­it të territorit.

Harmonizim­in e proceseve kalimtare me procesin e trajtimit të pronës sipas ligjit nr. 133/ 2015, "Për trajtimin e pronës dhe përfundimi­n e procesit të kompensimi­t të pronave".

Rregullimi­n e marrëdhëni­eve të pronësisë mbi truallin e ndërtesave të shitura nga ndërmarrje­t shtetërore apo të privatizua­ra, përpara dhe pas hyrjes në fuqi të ligjit nr. 7512, datë 10.8.1991, të shfuqizuar.

Përcaktimi­n e të ardhurave që përfitohen nga proceset kalimtare dhe destinacio­nin e tyre.

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania