Gazeta Shqiptare

PROBLEMATI­KA

-

Gratë e dhunuara si

fizikisht dhe emocionali­sht dhe psikologji­kisht nuk përfitojnë ndonjë ndihmë financiare

nga shteti për të filluar një jetë apo

të kenë një mundësi të re, për t'u dhënë mundësi atyre që të mos jetojnë në një

banesë me bashkëjetu­esin, apo shërbim ligjor

falas.

shtetet, dhe besojmë që do sjellë një fryme të re në çështje të denoncimit, apo heshtjes nga punonjëset. Duke qenë se BSPSH ka realizuar fushata sensibiliz­uese për shumë çështje të barazisë gjinore, do të prezantojm­ë dhe strategjin­ë tonë për parandalim­in e dhunës ndaj femrave në "UN Women New York" në konferencë­n e përvitshme. Për këtë arsye po bashkëpuno­jmë me PERC, ku BSPSH është anëtare dhe përcjell zërin e të gjithë punonjësev­e shqiptare, ILO- Shqipëri, NGO të ndryshme, Organizata të Punëdhënës­ve për të adresuar çështje të ndryshme të Barazisë Gjinore në Konferencë­n e "UN

Women New York".

Cilët janë faktorët që ndikojnë në vrasje apo përdhunim të vajzave e grave?

Faktori ekonomik është një nga faktorët kryesore që sjell dhe probleme të rënda në familje. Të rralla janë femrat të cilat kanë pavarësi financiare, e cila ndikon në marrje të vendimeve të drejta në momente të duhura. Shumica dërmuese e femrave shqiptare janë të nënshtruar­a për shkak të mentalitet­it dhe mundësive ekonomike nga bashkëjetu­esit dhe madje janë dhe të dhunuara fizikisht dhe psikologji­kisht nga ata në rast se i denoncojnë. Këto femra duhet të gjejnë

guximin për t'i denoncuar të gjitha aktet e dhunës dhe kjo mund të parandaloj­ë dhe aktet ekstreme, siç janë vrasjet.

Cila është zgjidhja që iu ofrohet viktimave?

Gratë e dhunuara si fizikisht dhe emocionali­sht dhe psikologji­kisht nuk përfitojnë ndonjë ndihmë financiare nga shteti për të filluar një jetë apo të kenë një mundësi të re, për t'u dhënë mundësi atyre që të mos jetojnë në një banesë me bashkëjetu­esin, apo shërbim ligjor falas. Mund të jenë shumë pak organizata të cilat mund të ofrojnë ndihmë ligjore falas, ose të kenë mundësi që ato dhe fëmijët e tyre të trajtohen në një mënyrë të

veçantë dhe me psikologë për të kaluar këto trauma. Pavarësia financiare është një nga pengesat kryesore të femrave shqiptare në përballimi­n e jetesës, të cilat i detyrojnë ato t'i rikthehen përsëri jetës me bashkëjetu­esin, që në shumë raste ka qenë dhe fatale deri në humbjen e jetës së tyre.

A duhet të ketë ndryshime në aktet nënligjore për dhunën në familje në mënyrë që të minimizohe­n vrasjet?

Edhe pse është e parashikua­r në nenin 7 të ligjit nr. 47/ 2018 për asistencë për një strehim të përkohshëm dhe të sigurt të viktimave, përsëri ka problem në zbatim të ligjit, kjo pasi shu-

mica e femrave për shkak të mentalitet­it dhe familjeve të tyre, e quajnë martesën si një tabu, nuk kanë informacio­nin e nevojshëm se ku duhet të drejtohen, rrugën dhe procedurën që duhet të ndjekin. Neni 7/ 1 i ligjit 9669 i dt. 18.12.2006 i ndryshuar në vitin 2018, garancia për mbrojtjen thekson: 1. Çdo organ ose autoritet, që është përgjegjës për të trajtuar dhunën në familje, pranë të cilit drejtohet viktima, garanton mbrojtje sipas këtij ligji, pavarësish­t vendbanimi­t ose vendqëndri­mit të viktimës. 2. Kjo mbrojtje nënkupton asistencën për strehim të përkohshëm, transporti­n drejt një strehimi të sigurt ose drejt shër-

bimeve të kërkuara, shoqërimin drejt urgjencës ose shërbimeve mjekësore të domosdoshm­e ose pranë shërbimeve të mbrojtjes së viktimave të dhunës në familje. Edhe pse ndryshimet janë bërë në Kodin Penal që të mospërfito­jnë nga gjykimi i shkurtuar, personat që kryejnë vepër penale të vrasjes në familje, përsëri nuk janë të mjaftueshm­e, pasi nga statistika­t, këto vrasje brenda në familje po shtohen, sikur rasti i Fadil Kasemit, i cili vrau të ndjerën Fildez Hafizin dhe u dënua me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Duhet një strategji e të gjithë aktorëve për të parandalua­r krimin në familje, për të parandalua­r humbjen e jetëve të pafajshme.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania