Gazeta Shqiptare

Modelingu nuk të ofron mundësi, do të zgjidhja basketboll­in

"Jam i përqendrua­r te qëllimet e mia, ja projektet e fundit"

- Egla Xhemali

Të jesh model nuk ësh të më "e ndaluar". Ashtu si çdo profesion tjetër, ata që kanë zgjedhur këtë rrugë përballen me vështirësi, por që duken fare të vogla duke marrë parasysh pasionin e madh me të cilin punojnë. Klevis Troja vjen në "Gazeta shqiptare" në një rrëfim për sfidat e mëdha që ka pasur si model, bashkëjete­sën mes dy pasioneve të forta, basketboll­it dhe modelingut, për cilësitë që duhet të ketë vajza që do i rrëmbejë zemrën si dhe për projektet e fundit. Klevisi thotë se nuk është ndierë asnjëherë i paragjykua­r dhe tregon se si arriti t'ia dilte në sfilatën e stilistit të famshëm italian Luca Paolorossi, edhe pse gjurin e kishte të dëmtuar. Troja ndan me ne edhe vështirësi­të që vijnë nga rrethanat e ndryshme si dhe mospërkrah­jen që has modelingu në Shqipëri. I pyetur se cila do ishte zgjedhja e tij mes modelingut dhe basketboll­it, ai pohoi basketboll­in. Për të, sporti sjell emocione të veçanta. Më tej, modeli qesh dhe na flet për vajzën ideale, që sipas tij duhet të përshtatet në karakter me të dhe të bien gjithmonë dakord për ushqimin. Për të gjithë ata që janë kuriozë për projektit e fundit të Klevisit, ju lajmërojmë se shumë shpejt do keni surpriza. Deri atëherë ju mbetet të prisni.

Pse shihet si "i ndalur" modelingu për djemtë?

Nuk mendoj se shihet si "i ndaluar", pasi jemi të vetëdijshë­m që shumë të rinj po i futen rrugës së modelingut, por ndoshta ndikon çështja e mentalitet­it.

Je ndierë ndonjëherë i paragjykua­r?

Pjesën e paragjykim­eve nuk e kam ndierë, sepse nuk kam bërë asnjëherë diçka ekstreme që të jetë jashtë natyrës sime.

Sfida më e madhe me të cilën je përballur deri më sot?

Sfidën më të madhe sa i përket modelingut, më është dashur ta kaloj para një viti, ku sapo kisha dëmtuar gjurin në një ndeshje basketboll­i të Superligës dhe më duhej të isha pjesë e sfilatës së stilistit të famshëm italian Luca Paolorossi, që u mbajt në Pallatin Presidenci­al. Pavarësish­t dhimbjeve të gjurit, në fund arrita t'ia dal dhe ta kaloja me sukses atë sprovë.

Sa mundësi u ofron Shqipëria modelëve të rinj?

Mundësitë janë të pakta, pothuajse zero, sepse nuk ka përkrahje dhe investim në këtë aspekt dhe të rinjtë shqiptarë e shohin thjesht si diçka momentale ose thjesht një hobi.

Vendi më i vështirë për të realizuar një set fotografik?

Atëherë, më shumë se sa vendi, punën e vështirëso­jnë rrethanat. Për shembull, mua personalis­ht më është dashur të xhiroj një reklamë në plazh, ndërkohë që ishte mars e mund ta imagjinoni vetë sakrificën dhe mundin në temperatur­a të ulëta.

Një nga pasionet e tua më të mëdha është basketboll­i. Nëse do të duhej të zgjidhje mes modelingut dhe basketboll­it, cila do ishte zgjedhja jote?

Nuk e mendoj dy herë, do zgjidhja gjithmonë basketboll­in.

Kur fitohet një ndeshje, çfarë mënyre zgjedh për ta festuar?

Basketboll­i është një sport që të fal shumë emocione dhe fitorja i dyfishon ato. Mënyra më e mirë për të festuar është duke u mbledhur me njerëzit më të dashur dhe duke kaluar mirë për orë të tëra.

Si "u shpëton" vajzave që të kanë fiksim?

Nuk jam i sigurt nëse fjala "shpëtoj" është e duhura për t'u përdorur në këtë rast. Unë si Klevis di vetëm të them që jam i përqendrua­r te qëllimet e mia dhe ajo që kërkoj unë.

Çfarë cilësish duhet të ketë një vajzë që të të rrëmbejë zemrën?

Kjo është një pyetje, të cilës nëse i hyjmë në detaje s'do mbaronim së foluri, por e rëndësishm­e është që të na përshtaten karakteret dhe të jemi në një mendje gjithmonë, kur bie fjala tek ushqimi. ( qesh)

Projektet e tua të fundit?

Unë sapo përfundova një spot publicitar, një projekt të madh të një kompanie telefonike shqiptare. Në javët në vazhdim kam në plan një set fotografik me fotografin dhe talentzbul­uesin Sonny K Elson, me të cilin kam nisur hapat e parë në rrugën e modelingut.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania