Gazeta Shqiptare

Vrau gruan, gardisti: Më gënjente, dyshoja se kur isha në punë takohej me njerëz të tjerë

Pas krimit në familje, 44- vjeçari nuk u largua nga banesa, telefonoi policinë Alket Arapaj, në gjendje të rënduar psikologji­ke

-

Kohët e fundit bash këshortja nuk ishte e sinqertë me mua. Ajo më gënjente dhe nuk më tregonte të vërtetën. Kur unë ikja në punë, dyshoja se takohej me njerëz të tjerë. Asnjëherë nuk më jepte një version për gjërat që e pyesja". Kështu ka deklaruar para oficerëve të policisë gjyqësore, gardisti Alket Arapaj, i cili mëngjesin e së hënës vrau me armën e shërbimit gruan e tij 36vjeçare, Ervilma Seferi. Ndërkohë, mësohet se 44vjeçari, baba i një vajze 3 vjeçe është shfaqur në gjendje të rënduar psikologji­ke në ambientet e Drejtorisë së Tiranës, atje ku mbahet i izoluar. Gjatë qëndrimit në dhomën e paraburgim­it, ai ka shfaqur gjendje të rënduar emocionale, madje në disa raste ka goditur murin me kokë duke vënë në alarm rojet e sigurisë. Ndërkaq, gjatë marrjes në pyetje Alket Arapaj ka dhënë versione të ndryshme për motivin që e çoi deri në vrasjen e nënës së fëmijës së tyre të mitur. Ndër të tjera ai, është shprehur se bashkëshor­tja, Ervilma nuk ia dëgjonte më fjalën dhe kjo ka sjellë krimin e rëndë. Sipas hetuesve të çështjes, efktivi i Gardës së Republikës nuk ka dhënë detaje se çfarë ka ndodhur realisht mes tij e bashkëshor­tes mëngjesin e së hënës, por ka shfaqur shen-

ja xhelozie. Deri tani, për grupin e hetimit, pista kryesore e krimit në familje është ajo për shkak të xhelozisë dhe për këtë gjë do të merren në pyetje edhe familjarët e viktimës. Pas krimit, 44vjeçari nuk është larguar nga banesa e tij që ndodhet në zonën e Alliasit. Ai ka telefonuar policinë, të cilët bënë

edhe prangosjen e tij. Sipas uniformave blu, krimi ka ndodhur në momentin kur Alket Arapaj do të shkonte të merrte detyrën në Gardën e Republikës.

VRASJA

Sipas burimeve policore vrasja e 36- vjeçares Ervilma Seferaj ka ndodhur rreth orës 06: 00 të së hënës në rrugën "Vangjel Capo", në zonën e Alliasit. "Shërbimet e Policisë të Komisariat­it Nr. 4, në bashkëpuni­m me SHÇBA arrestuan në flagrancë shtetasin A. A., 44 vjeç ( punonjës në Gardën e Republikës). Rreth orës 06: 00 të mëngjesit, në banesën e tij në Allias, ai dyshohet se ka vrarë me armën e shërbimit bashkëshor­ten, 36 vjeçe. Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale "Vrasje për shkak të marrëdhëni­eve familjare"'- thuhet në njoftimin e policisë. Ndërkaq, burime për "GSH" pohuan se krimi ka ndodhur në banesën e çiftit, në dhomën e ndenjes. Pas kryerjes së veprimeve hetimore paraprake, hetuesit e çështjes pohuan se krimi ka ndodhur pas një konflikti banal në çift, i cili ka degjenerua­r deri në vrasje. Alket Arapaj, i cili akuzohet për veprën penale "Vrasje për shkak të marrëdhëni­eve familjare", ka qenë oficer në gradë prej 20 vitesh. Më parë ai ka qenë shoqërues personalit­etesh dhe ka punuar në presidencë. Ai prej disa vitesh ishte pozicionua­r tek njësia 3 tek pallati i Brigadave. Kjo ishte martesa e dytë e gardistit. Vrasja e 36vjeçares ka tronditur fqinjët e çiftit, të cilët dje deklaruan për "GSH" se familja nuk kishte probleme dhe ishin një model në lagje. Ata ishin predikues të rregullt të fesë islame dhe gruaja ishte e mbuluar me shami.

 ??  ?? Gardisti Alket Arapaj
Gardisti Alket Arapaj
 ??  ?? Viktima Ervilma Seferi
Viktima Ervilma Seferi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania