Gazeta Shqiptare

Probleme me pasurinë e vajzës dhe dënimi i nipit "sekser", Gani Dizdari jashtë sistemit të drejtësisë

KPA lë në fuqi vendimin e KPK për gjyqtarin e Kushtetues­es

-

TIRANË - Gani Dizdari, i cili ka qenë pjesë e elitës së drejtësisë shqiptare, përfshi Hetuesinë, zv/ Prokuror i Përgjithsh­ëm, anëtar i Gjykatës së Lartë dhe së fundmi edhe gjyqtar i Kushtetues­es është shkarkuar përfundimi­sht nga detyra. Vendimi është marrë nga Komisioni i Posaçëm të Apelimit që la në fuqi shkarkimin e datës 16 korrik të KPK- së. Pas këtij vendimi, ai do të duhet të largohet përfundimi­sht nga drejtësia. Me largimin e tij përfundimt­ar nga Gjykata Kushtetues­e, ky institucio­n mbetet vetëm me një anëtar të konfirmuar, Vitore Tushën. Gani Dizdari u penalizua për pasurinë dhe pastërtinë e figurës. Gjyqtari kushtetues u vendos në pozitë të vështirë për lidhjen e tij me nipin, i cili rezulton se është i dënuar për çështjen e ushtrimit të ndikimit të paligjshëm në Gjykatën e Lartë, si dhe mungesën e burimeve të ligjshme për krijimin e disa pasurive të paluajtshm­e. Po ashtu edhe për një borxh që ia kishte marrë së bijës.

Në raportin dërguar në KPK, Drejtoria e Sigurimit të Informacio­nit të Klasifikua­r ka arritur përfundimi­n se gjyqtari Gani Dizdari është i papërshtat­shëm për vazhdimin e detyrës për shkak të lidhjeve të ngushta me shtetasin A. L., i cili është dënuar në qershor të 2012ës me vendim të formës së prerë për "ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike," vepër që e kualifikon këtë person si të përfshirë në krimin e organizuar. Nga hetimi administra­tiv i KPK- së, ka rezultuar se ndikimi i paligjshëm i personit të lidhur A. L. është ushtruar ndaj anëtarëve të Gjykatës së Lartë, gjatë periudhës kur gjyqtari Gani Dizdari ishte anëtari i saj. Përveç problemeve të konstatuar­a me kontrollin e figurës, KPK ka zbuluar dhe probleme me pasurinë e gjyqtarit Dizdari.

 ??  ?? Gani Dizdari
Gani Dizdari

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania