Gazeta Shqiptare

Në "sitë" Hipoteka e Durrësit, shkarkohen gjashtë specialist­ë

-

TIRANË - Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka njoftuar dje të tjera shkarkime nga puna në Hipotekën e Durrësit. Në raportimin javor, Koordinato­rja kombëtare e antikorrup­sionit, Gjonaj tha se vijon puna dhe kontrollet dhe kontrollet intensive në Hipotekën e qyetit bregdetar, ndërsa bëri me dijelargim­in e 6 punonjësve të tjerë për shkelje ligjore. Kjo masë vjen menjëherë pas shkarkimit të kreut të kësaj hipoteke, i cili u kap me zë dhe figurë në një bisedë me qytetarët duke mos iu shërbyer për hallet dhe shqetësime­t që kishin adresuar tek kjo zyrë. "Bazuar në informacio­net e marra mbi praktika abuzive, Task Force ka ushtruar kontroll tjetër në këtë zyrë dhe nga praktikat e monitoruar­a rezultojnë aplikime të trajtuara jashtë afateve, sistemi online nuk pasqyron situatën aktuale, është gjendur se ai nuk është administru­ar dhe përdorur në të gjitha fazat e tij, nuk është vepruar në përputhje me kërkesat për arkivimin e teknikave në zyrat e Hipotekës duke bërë referenca të shërbimeve të paarkivuar­a e duke sjellë pasoja në origjinën e pasurisë. Pas kësaj u vendos largimi për 6 specialist­ë të zyrës dhe vërejtje më shkrim për 10 të tjerë jurisë dhe hartografë, duke e cuar në total numrin e masave në 31 masa"- pohoi ministrja.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania