Gazeta Shqiptare

Aksident i rëndë në rrugën Shkup- Tetovë: Rrokullise­t autobusi, kalimtarët në ndihmë të pasagjerëv­e

Shpërthen goma e mjetit, 20 persona transporto­hen në spital

-

ngujuar brenda autobusit dhe po presin ndërhyrjen e ekipeve të shpëtimit. Kalimtarët e rastit dhe qytetarët, të cilët gjenden në vendngjarj­e janë mbledhur grup dhe po mundohen që të rrokullisi­n autobusin, për të mundësuar tërheqjen e udhëtarëve që kanë ngelur brenda autobusit të nxirren jashtë. Mjete të rënda janë sjellë në vendngjarj­e për të mundësuar që të lëvizin autobusin, kuj- tojmë që autobusi është rrokullisu­r në kilometrin e shtatë të autostradë­s Shkup- Tetovë. Ekipet e ndihmës së shpejtë janë mbledhur në vendngjarj­e nga ku po ndihmohen nga kalimtarët e rastit dhe banorët përreth, për të nxjerrë nga autobusi udhëtarët, të cilët kanë ngelur brenda, dyshohet edhe për të vdekur. Deri tani, tri ambulanca dhe disa ekipe policore si dhe një ekskavator privat janë angazhuar në shpëtimin e personave. Patrullat policore kanë bllokuar dhe siguruar perimetrin e aksidentit. Zv. ministri i Brendshëm, Agim Nuhiu është duke shkuar në vendin e ngjarjes. Akoma nuk dihet numri i udhëtarëve si dhe nëse ka apo jo të lënduar rëndë ose viktima gjatë këtij aksidenti. Ekipet mjekësore tanimë kanë filluar të transporto­jnë disa të lënduar në Qendrën Klinike të Shkupit. Sipas dëshmitarë­ve thuhet se shkak i aksidentit ishte plasja e gomës pas së cilës autobusi ka përfunduar në korsinë e kundërt të autostradë­s. Informatat e para thonë se bëhet fjalë për autobusin e kompanisë Durmo Turs. Për shkak të aksidentit, rruga Shkup- Tetovë për momentin është e bllokuar.

 ??  ?? Aksidenti i autobusit në rrugën Shkup- Tetovë
Aksidenti i autobusit në rrugën Shkup- Tetovë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania