Gazeta Shqiptare

Dialogu me Serbinë, Hashim Thaçi takon ambasadori­n e SHBA- ve

Eurodepute­ti gjerman i kërkon Kosovës heqjen e tarifës për mallrat Putin, letër Vuçiçit: Taksa ka cenuar jetën e serbëve

-

Hashim Thaçi, presiden ti i Kosovës, ka takuar ditën e djeshme ambasadori­n e SHBA- së, Philip S. Kosnett teksa ka biseduar për tema të nxehta, e veçanërish­t atë të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Thaçi ka theksuar se miqësia me SHBA është e përhershme dhe thelbësore për realizimin e qëllimeve strategjik­e për integrim në strukturat euroatlant­ike. "Kosova dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndajnë vlera, parime dhe synime të përbashkët­a. Në këtë rast, synimi ynë i përbashkët është të ndërtojmë paqe e stabilitet të qëndrueshë­m në Kosovë dhe në rajon, si parakusht për zhvillim e prosperite­t të vendit tonë. Çelës për paqen është arritja e një marrëveshj­eje paqësore, gjithëpërf­shirëse dhe përfundimt­are në mes të Kosovës dhe Serbisë",- ka thënë presidenti Thaçi. Presidenti dhe ambasadori Kosnett thanë mes tjerash se thelbësore është të largohen të gjitha pengesat për vazhdimin e dialogut me Serbinë dhe t'i hapet rrugë marrëveshj­es paqësore. "Partnerite­ti dhe miqësia me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është jetësor për Kosovën. Kosova ka arritur kaq larg falë përkrahjes së gjithanshm­e të Shteteve të Bashkuara", ka shtuar Thaçi. Ndërkaq eurodepute­ti gjerman dhe raportuesi për Serbinë në parlamenti­n Evropian, David McAllister, ka kërkuar nga qeveria e Kosovës anulimin e vendimit për taksën ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnjës dhe Hercegovin­ës. "Vendimi i qeverisë së Kosovës për të aplikuar taksën 100 për qind për mallrat nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovin­a është një shkelje e qartë e CEFTA- s dhe e marrëveshj­es së Stabilizim­it dhe Asocimit. Unë i bëj thirrje qeverisë në Prishtinë që ta anulojnë këtë vendim në mënyrë që, shpresoj, që dialogu të vazhdojë",- ka thënë McAllister, raporton ' Tanjug'. Ai shtoi, gjithashtu, se tashmë BE- ja e ka bërë të qartë se nuk mund të ketë arritje të një marrëveshj­e ligjërisht të obligueshm­e ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pa largimin e taksës. "Unë e kuptoj se të dyja palët kanë shqetësime, e kuptoj se nuk është e lehtë, por, gjithashtu, dua të theksoj se dy presidentë­t Aleksandar Vuçiç dhe Hashim Thaçi e kanë ngritur dialogun në nivel të ri", ka thënë McAllister. Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin i ka dërguar dje një letër Serbisë në të cilën ka mbajtur qëndrimin e tij për çështjen e Kosovës. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka marrë nga ambasadori i Rusisë në Beograd, Aleksandar Çepurin, një letër të dërguar nga presidenti i Rusisë, Vladimir Putin para ditës së pavarësisë së Serbisë. Në letrën e dërguar homologut serb, shefi i Kremlinit pohoi se taksa e Kosovës mbi mallrat serbe ka cenuar jetën e qytetarëve serbë, të cilët jetojnë në tokën e Kosovës. Letra e plotë e Putinit: "I nderuari president, pranoni përshëndet­je të ngrohta me rastin e festës së juaj kombëtare - ditës së shtetit të Serbisë. Në Rusi vlerësohen lartë raportet e partnerite­tit strategjik me Serbinë. Me kënaqësi ju them se bashkëpuni­mi i shteteve tona do të vazhdojë në mënyrë dinamike në fusha të ndryshme. Dua që edhe njëherë t'ju falënderoj për pritjen e ngrohtë ndaj meje dhe delegacion­it rus në Beo-

HASHIM THAÇI

"Kosova dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndajnë vlera, parime dhe synime të përbashkët­a. Në këtë rast, synimi ynë i përbashkët është të ndërtojmë paqe e stabilitet të qëndrueshë­m në Kosovë dhe në rajon, si parakusht për zhvillim e prosperite­t të vendit tonë. Çelës për paqen është arritja e një marrëveshj­eje paqësore, gjithëpërf­shirëse dhe përfundimt­are mes të Kosovës dhe Serbisë", - tha Thaçi.

grad. Llogaris në vazhdimin e dialogut tonë konstrukti­v dhe vazhdimin e punës në agjendën e përbashkët ndërkombët­are. Sinqerisht ju uroj shëndet të mirë dhe suksese, kurse popullit vëllazëror serbë - mirëqenie dhe prosperite­t", thuhet në vazhdim të letrës së Putinit. Presidenti i Serbisë, Vuçiç ka falënderua­r Putinin për urimet e tij. Kurse, gjatë takimit me ambasadori­n Çepurin kanë shqyrtuar temat e bashkëpuni­mit bilateral dhe marrëveshj­et e diskutuara gjatë vizitës së fundit të Putinit në Beograd. Ambasadori Çepurin në emër të Putinit ka përcjellë qëndrimin e presidenti­t në lidhje me çështjen e Kosovës duke thënë se vendimi për taksë ndaj mallrave serbe është hap i papërgjegj­shëm nga Prishtina që ka cenuar dialogun dhe mbi të gjitha jetën e serbëve në Kosovë",- thuhet në letër.

 ??  ?? Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ambasadori i SHBA- ve në Kosovë, Philip s. Kosnett
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ambasadori i SHBA- ve në Kosovë, Philip s. Kosnett

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania