Gazeta Shqiptare

Cipras e Zaev propozohen për çmimin "Nobel për Paqe"

-

Kryeminist­ri

i Greqisë, Aleksis Cipras dhe homologu i tij i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev janë propozuar zyrtarisht për çmimin "Nobel për Paqen". Lajmi bëhet i ditur nga agjencitë shtetërore të lajmeve në Athinë dhe Shkup. Gazeta greke Ekathimeri­ni shkruan se ishte Parlamenti Europian ai që bëri propozimin për Cipras dhe Zaev për kontributi­n e tyre për përpjekjet në zgjidhjen e mosmarrëve­shjeve për emrin, një problem ky i mbartur prej dekadave. Pas miratimit të marrëveshj­es së Prespës për ndryshimin e emrit në Maqedonia e Veriut dhe një protokolli për pranimin e saj në NATO, të dy vendet si Maqedonia dhe Greqia tani duhet t'i dërgojnë një letër të përbashkët, Sekretarit të Përgjithsh­ëm të OKB- së, Antonio Guterres.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania