Gazeta Shqiptare

Pas 70 vitesh, bota ka ende nevojë për NATO- n

Traktati i Atlantikut të Veriut, aleanca që po mbron vendin nga lufta Marrëveshj­e ushtarake dhe politike, anët e pathëna të organizatë­s

-

Berlin - Në prill të këtij viti, Organiza ta e Traktatit të Atlantikut të Veriut, do të festojë ditëlindje­n e saj të 70të. E themeluar në vitet e hershme të Luftës së Ftohtë, ajo është po aq e rëndësishm­e edhe sot, kur shumë njerëz mendojnë se rendi ndërkombët­ar është tronditur sërish. Në fakt, nëse NATO nuk do të ekzistonte, ata që janë në favor të një bote të lirë, do të duhej ta shpiknin atë. Ndërsa qëllimi kryesor i aleancës mbetet garantimi i sigurisë së anëtarëve të saj, ajo nuk ka qenë kurrë një aleancë e pastër ushtarake. Ajo është, gjithashtu, një aleancë politike, bazuar në aspiratat e përbashkët­a të anëtarëve të saj, të cilët, siç e thotë Traktati i NATOs, "janë të vendosur të mbrojnë lirinë, trashëgimi­në e përbashkët dhe qytetërimi­n e popujve të saj, bazuar në parimet e demokracis­ë, lirisë individual­e dhe sundimit të ligjit". Sot këto parime, ndodhen nën një sulm. Agresioni rus në Evropën Lindore, sjellja agresive e Kinës në Detin e Kinës Jugore, terrorizmi i Shtetit Islamik, që përhapet nga Lindja e Mesme në kryeqytete­t e Evropës, regjimet autoritare që zhvillojnë armë bërthamore - sfida këto të ndryshme, por që kanë një gjë të përbashkët: Ato lindin nga aktorë, që kundërshto­jnë rendin aktual ndërkombët­ar. Ata përpiqen të minojnë, ose madje edhe të ndryshojnë rregullat, që kanë qeverisur epokën e demokracis­ë dhe prosperite­tit, që nga mbarimi i Luftës së Dytë Botërore. Për t'i tejkaluar këto sfida, demokracit­ë e NATO- s, duhet të qëndrojnë të bashkuara. Kolektivis­ht, ne jemi më të fortë se sa do të ishte veçmas cilido prej nesh. Prandaj, që nga viti 2014, kur Rusia pushtoi Ukrainën, NATO është përshtatur me situatën në fjalë - siç ka bërë shumë herë gjatë historisë së saj. Në mesin e 29 shteteve sovrane, me kultura dhe pikëpamje të ndryshme politike, një përshtatje e tillë do të jetë gjithmonë e ndërlikuar dhe ndonjëherë kaotike. Por aftësia e NATOs për të ndryshuar prioritete­t dhe strategjit­ë e saj, siguron që aleanca t'i qëndrojë provave të kohës. Dhe rezultatet janë të dukshme. Së pari, të gjithë anëtarët evropianë të NATO- s, i kanë rritur shpenzimet e tyre ushtarake. Për shembull, buxheti gjerman i mbrojtjes, është rritur me 36 për qind, krahasuar me kohën kur unë kam marrë detyrën në fundin e vitit 2013. Ne ende kemi më shumë për të bërë, për të ndarë barrën në aleancë, dhe jemi të përgatitur të bëjmë më shumë. Por, gjith- ashtu, duhet të mos harrojmë, se ndarja e barrës nuk është vetëm për para, por edhe për aftësitë dhe kontribute­t. Gjermania është në këtë plan, kontribues­ja e dytë më e madhe në NATO, dhe krenare që do të udhëheqë Task Forcën e Përbashkët të NATO- s të Gatishmëri­së së Lartë. Ndërkohë, NATO ka rritur praninë e saj në Evropën Lindore, luan një rol aktiv në trajnimin e forcave irakiane të sigurisë, si dhe ndihmon në mbikëqyrje­n e luftës kundër Shtetit Islamik, vazhdon të mbështesë qeverinë afgane, dhe zhvillon partnerite­tet e saj me vende që kanë një vizion të ngjashëm si Australia dhe Japonia, përveç shumë gjërave të tjera. Në përmbushje­n e 3 detyrave të saj kryesore - mbrojtjes kolektive, menaxhimit të krizave dhe partnerite­teve - aleanca është një gur i pazëvendës­ueshëm për një rend ndërkombët­ar që favorizon lirinë dhe paqen. Mbi të gjitha, NATO nuk është një organizatë trans- atlantike vetëm në emër. Ajo përfaqëson një lidhje të veçantë, madje edhe emocionale midis kontinente­ve amerikane dhe evropiane. Për një gjerman, imazhet e rënies së Murit të Berlinit, janë të lidhura ngushtë me aleancën, dhe vendi im është veçanërish­t mirënjohës për sigurinë dhe mundësitë që NATO ka ofruar për dekada të tëra. Pra, përveç përfitimev­e praktike nga bazat, strukturav­e dhe trupat, NATO ka një vlerë në vetvete. Ndoshta përfitimi më themelor i NATO- s, është se ajo siguron besueshmër­i në një botë të pasigurtë. Angazhimi ynë i patundur ndaj nenit 5, dispozita e mbrojtjes kolektive të traktatit të NATO- s, bën që siguria jonë e përbashkët të jetë vërtet e pandashme. Ne do të ndihmojmë aleatin tonë më të dobët, ashtu siç e kemi ndihmuar më të fuqishmit duke iu referuar nenit 5 - për herë të parë dhe të vetme në historinë e NATO- s - pas 11 shtatorit 2001. Pra, është mirë diçka e mirë që Bashkimi Evropian, po ndërmerr hapa të rëndësishë­m për të rritur aftësitë e tij ushtarake. Nëse anëtarët e unionit, arrijnë të harmonizoj­në strategjit­ë e tyre të mbrojtjes dhe përgatitje­s ushtarake, dhe duke i ndërthurur forcat e tyre të armatosura, atëherë e gjitha kjo do të shtojë forcën e NATO- s. Dhe një NATO më e fortë, do t'i shërbejë interesave të sigurisë të të gjithë anëtarëve. Mbi të gjitha, ajo do të dërgonte një sinjal të qartë tek ata që e kundërshto­jnë rendin ndërkombët­ar të bazuar në rregulla: Ne aleatët transatlan­tikë, jemi të gatshëm të mbrojmë tokën, njerëzit dhe lirinë tonë.

Nju Jork Tajms - Bota. al

 ??  ?? Selia qendrore e NATO- s
Selia qendrore e NATO- s

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania