Gazeta Shqiptare

Rusia paralajmër­on SHBA për Venezuelën: Mos ndërhyni

-

Policia

indonezian­e ka kërkuar falje për përdorimin e një gjarpri për të frikësuar një hajdut të dyshuar, pasi pamjet shqetësues­e u publikuan ' online'. Oficerët e policisë në video shfaqen te qeshin, ndërkohë që një hetues hedh gjarprin mbi një burrë të prangosur që ulërinte nga frika. "BBC" raporton se ngjarja ka ndodhur në rajonin e Papuas në Indonezi. Shefi i policisë lokale tha se ishte joprofesio­nale, por e mbrojti si praktikë, duke thënë se gjarpri nuk ishte helmues. Aktivistja e të drejtave të njeriut, Veronica Koman, i publikoi pamjet e rënda në faqen e saj në "Twitter" me pretendimi­n se autoritete­t e kishin vendosur një aktivist që mbështet pavarësinë e Papuas në një qeli me një gjarpër. Në video dëgjohet zëri i dikujt që kërcënon të pandehurin se do t'ia vendosë gjarprin në gojë dhe poshtë pantallona­ve. Raportimet për abuzime me të drejtat e njeriut në Papua, ku separatist­ët prej kohësh kërkojnë pavarësinë në Indonezi janë të shpeshta.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania