Gazeta Shqiptare

Shokon gazetari me librin e tij: 80 % e priftërinj­ve janë gei

-

paktën 80 % e prift ërinjve të Vatikanit janë gay, sipas një libri të ri, i cili zbulon marrëdhëni­et sekrete, prostituta­t meshkuj dhe hipokrizin­ë e pretenduar nga shumica e anëtarëve anti- gai të Kishës Katolike. Libri i ri i gazetarit francez Frederic Martel "Në brendësi të Vatikanit" pretendon se shumica e priftërinj­ve homofobë janë gei. Në librin me 570 faqe detajohen edhe preferenca­t brenda tyre, siç është pagesa e prostituta­ve meshkuj, apo edhe marrëdhëni­et me njëri- tjetrin. Pretendimi skandaloz i Martel vjen pasi kaloi 4 vite duke intervistu­ar të paktën 1500 njerëz, përfshirë këtu 200 priftërinj, 41 kardinalë, roje dhe persona të tjera në Vatikan. Mar- tel, i cili ishte edhe një këshilltar brenda qeverisë franceze, vizitoi vazhdimish­t Romën dhe shpeshherë qëndroi në Vatikan apo edhe vende të shenjta në Romë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania