Gazeta Shqiptare

Kaliforni, policia vret një reper me ngjyrë që po flinte

-

Policia

kalifornia­ne e Six Vallejo, në San Francisco, ka vrarë një reper 20- vjeçar, me ngjyrë, teksa flinte në makinën e tij jashtë një Taco Bell, një rrjet fast food- esh meksikane. Lajmin e bëjnë të ditur autoritete­t amerikane. Viktima quhej Willie McCoy. Familja e tij e ka denoncuar si një vrasje me sfond racist, duke nënvizuar që nuk ka asnjë justifikim për përdorimin e forcës kundër një personi që fle dhe nuk përbën kërcënim. Sipas versionit të policisë, policët kishin shkuar për të kontrollua­r McCoy pasi një punonjës i Taco Bell kishte njoftuar policinë, që një njeri kishte mbështetur kokën mbi timonin e makinës së tij jashtë lokalit. I riu ndodhej në veturë me dyert e mbyllura dhe nuk i është përgjigjur thirrjes së parë të policisë. Ne prehër ai mbante një armë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania