Gazeta Shqiptare

PAS 83 VJETËSH NË BUKURESHT RIBOTOHET REVISTA "ALBANICA"

-

mi i teksteve të rëndësishm­e, shkruar nga autorë rumunë dhe shqiptarë, por edhe nga studiues të tjerë të huaj, në lidhje me komuniteti­n shqiptar të Rumanisë dhe personalit­etet e tij, rreth gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare, rreth Rumanisë dhe marrëdhëni­eve të ngushta ndërmjet dy gjuhëve dhe kulturave, duke përfshirë histori, letërsi, gjuhësi, antropolog­ji, spirituali­tet, sociologji, filozofi, arte etj. Në peizazhin e shtypit shqiptar të Rumanisë, gjatë gjithë historisë së pasur të këtij shtypi, kanë mun- guar revistat e profilit shkencor dhe universita­r. "Albanica" mbledh rreth vetes të gjitha forcat shkencore universita­re si dhe forcat krijuese përfaqësue­se të letërsisë dhe artit shqiptar. Ajo u drejtohet elitave të Rumanisë, universita­rëve dhe studiuesve të këtij vendi, të gjithë atyre që janë të interesuar për të njohur në mënyrë të thelluar kulturën dhe spirituali­tetin shqiptar, përtej Shqipërisë së sotme, me historinë, antropolog­jinë, artin, gjuhësinë, letërsinë etj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania