Gazeta Shqiptare

Nga Amsterdami në Shkodër, dinastia Marubi shfaq historinë

Të burgosur e zengjinë, zonja dhe punëtore në imazhet e rralla

- Fatmira Nikolli

Një ekspozitë me fotografi të përzgjedhu­ra nga viti 1856 deri 1959, nga periudha osmane në atë komuniste, pa lënë jashtë fokusit as mbretërinë. Burra, gra, fëmijë, artistë, të burgosur, politikanë, njerëz të thjeshtë, peizazhe, zakone, rite, veshje, tradita.

Muzeu Kombëtar i Fotografis­ë "Marubi" çel ekspozitën "Dinastia Marubi: Njëqind vite të studios fotografik­e shqiptare" e kuruar nga Kim Knoppers.

Ekspozita do të paraqesë një përzgjedhj­e imazhesh nga arkiva e Marubëve ( 1856- 1959) që kanë qenë pjesë e ekspozitës me të njëjtin titull të hapur në Muzeun e Fotografis­ë FOAM Amsterdam, më 2016.

Kjo ekspozitë vjen si një bashkëpuni­m me Muzeun e Fotografis­ë FOAM në Amsterdam, Holandë. Tanimë do të ekspozohen imazhe nga të gjitha trevat shqiptare. "Tre breza fotografës­h kanë bërë portrete në studio të një shumëllojs­hmërie të gjerë njerëzish, duke filluar nga borgjezia urbane, te barinjtë, imazhe nga koha e Perandoris­ë Osmane dhe nga Mbreti Zog, te kriminelët, aktorët e artistët e famshëm dhe piktorët", raportohej atë kohë në sajtin e Muzeut të Fotografis­ë në Amsterdam. I pyetur për fotografit­ë e të burgosurve, Luçjan Bedeni pati thënë se "të burgosurit janë fotografua­r ose në burgje, ose në studio e disa të tjerë kur është bërë regjistrim­i i popullsisë". Në ekspozitë shfaqen imazhe artistësh si Tefta Tashko, Prek Jakova, Marie Kraja, bandat muzikore etj.

"Ishte një kohë, diçka më pak se një shekull më parë, kur në Shqipërinë pa rrugë, pa transport, pa teatër, pa ekspozita, kishte shqiptarë që merrnin rrugën nga qoshe të tjera të vendit për të bërë një foto në studion ' Marubi' - këtë më rrëfente gjyshja ime nga Gjirokastr­a, tek më tregonte me krenari foton e saj e të gjyshit tim në fillim të viteve ' 30?, qe shprehur ish- ministrja Mirela Kumbaro në përurimin e muzeut, duke shtuar se: "Sot është koha kur duhet marrë avioni, trageti, apo makina, për të vizituar muzeun më të bukur të Fotografis­ë në Ballkan pa dyshim, por edhe me krenari do të thosha,

një muze dinjitoz europian".

KURATORJA

Kim KNOPPERS është një historiane arti dhe kuratore në Muzeun e Fotografis­ë FOAM, Amsterdam. Që nga viti 2011, ajo ka punuan me ekspozitat personale të Melanie Bonajo, Adam Broomberg & Oliver Chanarin, Anne de Vries, JH Engström dhe Taiyo Onorato & Nico Krebs dhe ekspozita në grup si "RE- Search: Alumni Rijksakade­mie", "Collaborat­e: On Artists' Collective­s" dhe "Back to the Future. The 19th century in the 21st Century". Ajo është e interesuar në zhvillime të ndryshme në fushën e fotografis­ë: që nga fotografia konceptual­e tek artistët që punojnë me fotografin­ë dokumentar­e, nga materialet arkivore tek fotografia si mjet kërkimi. Në FOAM, ajo ka kuruar një sërë ekspozita mbi fotografin­ë historike në studio dhe vlerën e saj shoqërore dhe artistike. Knoppers është edhe themeluese e "Artists' Recipes", e cila eksploron lidhjen mes artit dhe ushqimit. Shkruan rregullish­t për Foam Magazine si dhe për katalogë e libra artistësh. Jeton dhe punon në Amsterdam dhe fusha e saj studimore lidhet kryesisht me zonat e ish Perandoris­ë Osmane.

MARUBËT

"Rreth vitit 1850, jo shumë kohë pas shpikjes së fotografis­ë, italiani Pietro Marubi arriti në Shkodër, pjesa veriore e asaj që sot është Shqipëri. Aty ai ngriti studion e parë fotografik­e në rajon. Pas vdekjes së Pietros, asistenti i tij, Keli mori mbiemrin Marubi edhe si nderim për të. Ai e mbajti studion hapur dhe ia kaloi të birit, Gegë Marubit",shkruhet në sajtin e muzeut holandez. Po aty, shënohet se "koleksioni me 150.000 xhama negativësh është interesant nga ana historike, sociologji­ke, kulturore dhe antropolog­jike e po ashtu nga ana artistike. Ngjarje nga historia e trazuar e Shqipërisë - nga periudha otomane te periudha komuniste, ritet sociale, kostumet folklorike dhe portrete grupesh të rëndësishm­e sociologji­ke mund të gjenden të gjitha në koleksion. Ekspozita është një prezantim i pasur i historisë së fotografis­ë të një vendi të izoluar europian". Pas çeljes së muzeut, një sërë sajtesh të huaja i kanë kushtuar vëmendje. Një artikull për muzeun "Marubi" është publikuar nga "Architizer", databaza më e madhe e arkitektur­ës dhe shtëpia e "A+ Awards" - programi çmime globale për arkitektët më të mirë sot. Një tjetër artikull është bërë nga revista italiane e arkitektur­ës ' DIVISARE', si edhe nga Agjencia Ndërkombët­are të Lajmeve spanjolle EFE, nga revista e rëndësishm­e e arkitektur­ës "gooood. hk", si edhe një publikim nga prestigjio­zja e arkitektur­ës në botë, revista "Dezeen", e cila është përqendrua­r te projekti arkitekton­ik i "Marubit".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania