Gazeta Shqiptare

NDAHET NGA JETA NË MOSHËN 102- VJEÇARE AKADEMIK IDRIZ AJETI

-

ar me alfabet arabo- turk etj. Është marrë dhe me çështje të gjuhës së sotme shqipe dhe ka organizuar takime e konsulta gjuhësore për të kërkuar zgjidhjet e përhershme rreth njësimit të gjuhës shqipe. Prof. Ajeti ka merita të veçanta në proceset e standardiz­imit të shqipes. Veprimtari­a e tij shkencore është e gjerë dhe e gjithanshm­e. Ka botuar: Pamje historike e ligjërimit shqip të Gjakovës në fillim të shekullit XIX, ( 1960), Istorijski razvitak gegijskog govora Arbanasa kod Zadra ( 1961), Hymje në historinë e gjuhës shqipe ( 1963), Ortografia e gjuhës shqipe ( bashkautor) ( 1964), Historia e gjuhës shqipe ( Morfologji­a historike), ( 1969), Probleme të historisë së gjuhës shqipe, ( 1971), ( zgjodhi e mbarështro­i), Studije iz istorije albanskog jezika ( 1982), Studime gjuhësore në fushë të shqipes I, ( 1982), II ( 1985), III, IV ( 1989), Shqiptarët dhe gjuha e tyre ( 1994). Në Prishtinë, Tiranë e gjetiu janë botuar vëllime me studime të zgjedhura të tij. Ka hartuar tekste shkollore për nxënës të shkollave të mesme e studentë të Degës së Gjuhës dhe të Letërsisë Shqipe.

Në vitet 1997- 2002 Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës botoi veprën e tij të plotë në pesë vëllime. Në bibliograf­inë e tij gjejmë qindra artikuj, studime, kumtesa të mbajtura në Konferenca shkencore, seminare, takime kombëtare e ndërkombët­are, të botuara në revista e periodikë në shqip, por edhe në gjermanish­t, frëngjisht apo në gjuhë të tjera. Me nismën e tij, si shef i Departamen­tit të Gjuhës Shqipe pas hapjes së Fakultetit në Prishtinë ( 1960), u nxor revista shkencore "Gjurmime albanologj­ike" ( 1962) e më 1974 u organizua Seminari i Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare për të huaj.

Gjatë vitit 1969- 1971 ishte drejtor i Institutit Albanologj­ik, më 1971- 73 dekan i Fakultetit Filozofik, në vitet 1973- 75 rektor i Universite­tit të Prishtinës.

Akademia e Shkencave në Shqipëri ka shprehur ngushëllim­et më të thella për familjen, Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës dhe mbarë komuniteti­n akademik në Kosovë, Shqipëri e kudo ku jetojnë e punojnë shqiptarët.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania