Gazeta Shqiptare

Për taksa pa stërkëmbës­ha

- Nga Fatos Çoçoli

( vijon nga faqja 1)

... jo vetëm ecurinë e investimit, por rrezikon të çojë në faliment biznesin që ka riskuar paratë në atë investim!". Ligji "Për procedurat tatimore" i 19 majit të vitit 2008 është ndryshuar( arnuar) 157 herë në 10 vjet deri tani! Sa herë ndryshohen rregullat e lojës në pagimin e taksave, aq herë bëhen konfuzë dhe çoroditen ata që duan të jenë në rregull me detyrimet ndaj shtetit, thotë Fondi Monetar Ndërkombët­ar ( FMN). Edhe në misionin e fundit në nëntor 2018, FMN paralajmër­oi qeverinë për dëmet në ndryshimet në ligjin themelor të taksave, që është ligji i mësipërm, në paketën fiskale për Buxhetin e shtetit të vitit 2019. Vetë ligji "Për procedurat tatimore" ka 137 nene dhe është ndryshuar 157 herë! Imagjinoni çfarë absurdi. Janë prekur 78 nene bazë, themelet e vetë ligjit. Kjo ka sjellë një gjendje ku sjellja e organeve të mbledhjes së taksave tek ne nuk mund të parashikoh­et më, jo për katër vjet, por as për katër muaj. Përtej qëllimit që kanë ndryshimet gjithnjë e më të shpeshta në këtë ligj, nganjëherë edhe kontradikt­ore me njëra- tjetrën, ata që paguajnë taksat, në sipërmarrj­e të mëdha apo të vogla qofshin, nuk po i përballojn­ë dot ndryshimet e shpeshta. Nuk arrijnë dot t'i respektojn­ë, sado vullnetmir­ë e syçelët të tregohen. Kjo ka prodhuar në shumë raste gjoba pa mbarim, që vijnë nga moskuptime­t e ligjeve dhe mosdalja në kohë e udhëzimeve për administra­tën tatimore. Rrëmujën e ka shtuar kapja e shtetit për interesa të grupimeve të caktuara të biznesit. Në 12 vitet e fundit, janë me dhjetëra Vendimet e Këshillit të Ministrave( VKM- të) dhe madje edhe disa ligje të caktuara, që kanë favorizuar kompani të veçanta. Ka pasur raste kur janë ndryshuar kriteret e licencimit dhe magazinimi­t për një industri të tërë, në varësi të interesit për të licencuar një kompani të re që ka lidhje me grupime të caktuara politike apo për të vështirësu­ar mbijetesën e një kompanie që është tashmë në treg. Rastet e kapjes së shtetit janë pa fund. Tre vjet më parë, Komisioni i Ekonomisë dhe Financave në Kuvend rrëzoi një propozim absurd të Ministrisë e Financave për të përjashtua­r pijet energjike nga akciza. Kjo politikë e veçuar në shërbim të pak kompanive dhe për një mall konsumi luksi shkonte përpjetë politikës së rritjes së akcizës që ka ndërmarrë gjithë këto vite qeveria me mallrat e tjera. Po tre vjet më parë, në kulmin e forcimit fiskal, kur rritja e taksave vërshoi pothuajse në të gjithë zërat, qeveria hoqi Tatimin mbi Vlerën e Shtuar ( TVSHnë) për sigurimet, duke e zëvendësua­r atë me tatimin 3% për primin( çmimin e sigurimit) bruto. Ky ndryshim, megjithëse u miratua në Kuvend, kaloi me debate të ashpra në komisionet parlamenta­re. Ligji ishte bërë qartazi për të favorizuar kompanitë e sigurimeve. Ai nuk solli përfitime as në çmime më të lira për konsumator­ët e shumtë të sigurimeve ( si- domos ata të mjeteve motorike janë mbi 500 mijë!), as në të ardhura më të larta për Buxhetin e shtetit. Në fakt, tre vjet pas këtij ndryshimi skandaloz, lehtësimi tatimor mbi kompanitë e sigurimit nuk funksionoi as për qytetarët dhe as për arkën e shtetit. Nga ana tjetër, shumica e koncesione­ve të dhëna që nga vitit 2008 dhe e koncesione­ve të fundit me formulën partnerite­t publik- privat janë ofruar si shpërblesa ndaj bizneseve të lidhura ngushtë me politikën. Në praktikat ndërkombët­are, sidomos në vendet e Bashkimit Evropian, kjo dukuri( kapja e shtetit në këtë farë feje) jo vetëm që është e dënueshme, por vendet e BE- së dhe SHBA- të kanë miratuar legjislaci­on shtesë, në mënyrë që të parandaloj­në lindjen dhe zh- villimin e këtyre qasjeve korruptues­e. Tek ne, gjithçka do të ndryshojë për mirë, nëse shpluhuros­et projektlig­ji i ri për Procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë, i cili ka mbi tre vjet që pret në raftet e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë. E kishte përgatitur ministri që u silurua pas gurgulesë me mbledhjen e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar nga një ofertë e pakërkuar e një kompanie të huaj nga Hong- Kongu. Nëse miratohet ky ligj dhe futet Kodi Fiskal si kuptim dhe praktikë në legjislaci­onin tonë tatimor, marrin fund qindra stërkëmbës­hat ligjore që u kemi vënë në këto 11 vjet qindra mijërave shqiptarëv­e që duan të paguajnë korrekt taksat në këtë vend.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania