Gazeta Shqiptare

Edi Paloka, bojë fytyrës së Ramës, Garda: Ishte solucion kimik

-

Garda

e Republikës deklaroi dje se ka nisur hetimet ndaj Edi Palokës, pasi pretendime­t janë që boja brenda shiringës që nënkryetar­i i Kuvendit zbrazi ndaj kryeminist­rit Rama të jetë një solucion kimik. "Sot, ( dje) në sallën e seancave të Kuvendit të Shqipërisë, deputeti Edi Paloka ka sulmuar me një solucion kimik të parapërgat­itur kryeminist­rin e Shqipërisë, z. Edi Rama. Garda e Republikës me mbështetje­n e strukturav­e të specializu­ara të Policisë së Shtetit ka nisur hetimet e menjëhersh­me për agresionin e kryer në sytë e të gjithëve dhe gjithashtu procedimin penal kundër shtetasit Edi Paloka", thuhet në deklaratën e Gardës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania