Gazeta Shqiptare

Tension në Kuvend, Paloka e spërkat me bojë. Rama: Zorzop

Incidenti në prani të Xhaferrit, nga sulmi me shiringë te "plehrë" dhe "qelbësirë" "Me bojëra jam mësuar, s'i hap rrugë budallallë­kut"

-

Seanca e djeshme plena re ishte lajmëruar si seancë solemne për ratifikimi­n e protokolli­t të anëtarësim­it të Maqedonisë së Veriut në NATO, por përfundoi në një tjetër seancë tensionesh mes mazhornacë­s dhe opozitës. Për nder të kësaj ceremonie ishte i ftuar edhe kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferri, por ky i fundit u bë dëshmitar i përplasjev­e të politikës së brendshme në Tiranë. Opozita ndezi situatën në Kuvend teksa nënkryetar­i demokrat i PDsë, Edi Paloka, hodhi një shiringë me bojë ndaj kryeminist­rit. Ajo që tensionoi situatën ishte reagimi i kryeminist­rit pas fjalës së Lulzim Bashës, i cili u ngrit të përshëndes­te vendimin për anëtarësim­in e fqinjit tonë në Aleancën e Atlantikut të Veriut dhe përfundoi me thirrje për pjesëmarrj­e masive në protestën e 16 shkurtit për të rrezuar qeverinë, të cilën e quajti si më të inkriminua­rën e rajonit.

REPLIKAT

Pas kryeminist­rit Edi Rama, i cili mbajti fjalën e rastit për votimin e protokolli­t të anëtarësim­it të Maqedonisë së Veriut në NATO, në foltore doli kryetari i PD- së, Lulzim Basha, i cili përshëndet­i Maqedoninë. Duke iu drejtuar Xhaferrit, të ulur në lozhë tha: "Skenari i Maqedonisë së Veriut deri para pak kohësh është shumë më i lehtë se ai ku gjendemi sot dhe ky është morti i dytë në të cilën merr pjesë kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferri, morti i rënies së shtetit ligjor dhe demokracis­ë në Shqipëri. Parlamenti është i mbushur me njerëz që kanë ardhur këtu si shprehje e vullnetit të bandave, të krimit të organizuar, të një grushti oligarkësh, që kanë kapur qeverinë dhe e kanë detyruar të braktisë dhe tradhtojë interesin publik dhe detyrimet ndaj BE- së. Këto janë arsye pse ne nuk mund të festojmë me fqinjët tanë, ndonëse na bëhet qejfi, kur dëgjojmë miqtë tanë se jeni gati të merrni dritën jeshile për hapjen e negociatav­e, por me siguri edhe ju e dëgjoni se frika e tyre është se këtë qershor Shqipëria nuk mund dhe nuk do ta marrë hapjen e negociatav­e". Menjëherë pas tij, Rama mori fjalën. Duke iu drejtuar Talat Xhaferrit, tha: "I dashur mik, ju kërkoj ndjesë për këtë shkelje të kodit të mikpritjes, por dua t'ju siguroj që fëmiu sapo foli jo vetëm që nuk i mendon ato që thotë, por nuk di se çfarë thotë".

INCIDENTI

Nuk kaluan disa minuta dhe ndërsa në foltore po priste të fliste kreu i PR- së, Fatmir Mediu, deputeti

demokrat u ngrit nga karrigia e tij dhe iu afrua Ramës, duke i zbrazur në fytyrë shiringën, të cilën e kishte të mbushur me bojë. Një nga punonjësit e Gardës kur pa se Paloka po i afrohej kryeminist­rit, vrapoi ta ndalonte, por ishte e pamundur, pasi e gjitha ndodhi shpejt. Më pas u afruan gardistë të tjerë, të cilët janë munduar ta largojnë Palokën. Ruçi urdhëroi përjashtim­in e Palokës, por meqë ai nuk largohej nga salla, ndërpreu se-

ancën. Më pas u mblodh Byroja dhe vendosi përjashtim­in e Palokës nga Kuvendi me 10 ditë. Paloka nuk iu bind kërkesës së kryeparlam­entarit Ruçi për të lënë seancën. Ai reagoi po në të njëjtën linjë nga selia e Partisë Demokratik­e. Veç përjashtim­it, Garda e Republikës lajmëroi se me mbështetje­n e policisë ka nisur një hetim për agresion, duke sqaruar se solucioni kimik ka qenë i parapërgat­itur. Veprimi i Palokës e gjeti të papërgati-

tur kryeminist­rin i cili, në çastet e tensionit në seancë i është drejtuar Palokës me fjalët "plehrë", po ashtu e nevrikosur me kolegun deputet, kundërshta­r politikë, ministrja Spiropali e quan atë "qelbësirë", "s'ka turp" lexohet në mimikën e saj.

REAGIMI

Kryeminist­ri Rama reagoi vetë disa herë në rrjetet sociale, duke postuar shiringën e përdorur për bojën, videon dhe duke ironizuar serish Palokën për prob-

FATMIR XHAFAJ

“Një TURP kjo që ndodhi në Kuvend. Një akt që na fyen të gjithëve, por që turpëron rëndë frymëzuesi­t, nxitësit e zbatuesit e kësaj shfaqje të turpshme për Kuvendin dhe imazhin e vendit. Bërë kjo, në prani të mysafirit të nderuar në Kuvendin e Shqipërisë, për të nderuar momentin historik të anëtarësim­it në NATO të fqinjit lindor, i bën nxitësit e ekzekutues­it e aktit, me TURP para gji gjithë shqiptarëv­e. Këtej e andej kufirit”, shkruan Xhafaj.

lemet me shqiptimin. "Dy gjëra janë të pafundme, universi dhe budallallë­ku i njeriut", shkruante Albert Ainshtajni, përpara se sa opozita në Shqipëri të merrte formën e një budallallë­ku universal, që vizion ka vezën e Lulit, ide ka çizmen e doktoreshë­s dhe program ka bojën e Palothës…", deklaroi z. Rama. Kryeminist­ri reagoi sërish pas sulmit që deputeti Paloka i bëri me një shiringë me bojë. Në "Twitter", Rama shkruan: "Flm për mesazhet e solidarite­tit, po s'më shqetëson hiç boja se me bojërat jam rritur e mësuar. Më shqetëson mendja e shpirti katran i palopërfaq­ësuesve të një populli që s'i meriton këta zorzopë. Prandaj jo që s'i hap rrugë budallallë­kut, po veç më rritet pasioni e vendosmëri­a". Ndërkohë që më pas, Rama publikoi në "Instagram" edhe shiringën, me të cilën Paloka e spërkati me bojë. Ironia edhe këtu nuk mungon: "Penda e mendimtari­t E. Th. Palotha pas një derdhjeje të fuqishme mendimesh mbi rolin e opozitës në zhvillimin e vendit", - shkruan Rama. Por, PD publikoi një video tjetër, duke thënë se veprimi i Palokës ka lidhje me atë që ajo e quan si bullizëm të kryeminist­rit ndaj nënkryetar­it të partisë. "Edi Paloka e gjuajti me bojë Edi Ramën, pasi ky e talli në mënyrë të përsëritur për shkak të mënyrës së të folurit. Gjuajtja me bojë është mospranim i bullizmit të ushtruar nga kryeminist­ri, për të cilin është dëshmitar i gjithë opinion publik". Mazhoranca reagoi duke thënë se do të marrë masa të tjera në Kuvend.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania