Gazeta Shqiptare

Paloka: Boja ishte fillimi i 16 shkurtit, Rama s'ka parë gjë akoma

Byroja e përjashton 10 ditë nga Kuvendi

-

Byroja

e Kuvendit për jashtoi dje me 10 ditë nga seancat plenare deputetin e PD- së, Edi Paloka. Vendimi i Byrosë erdhi pasi Paloka i hodhi bojë në fytyrë kryeminist­rit Edi Rama gjatë seancës së djeshme parlamenta­re, ku i pranishëm ishte edhe kreu i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferri. Reagimi i Palokës erdhi pas fjalës së Bashës, si dhe replikës së Ramës. Kryeminist­ri i kërkoi falje Talat Xhaferit për sjelljen e Bashës, duke e quajtur "fëmijë, që nuk di çfarë bën dhe çfarë flet. "Ju kërkoj ndjesë për këtë shkelje të kodit të mikpritjes, por fëmiu që sapo foli jo vetëm që nuk i mendon ato që thotë, por nuk di edhe çfarë thotë", tha Rama, që solli irritimin e deputeteve të opozitës. Nënkryetar­i i Kuvendit dhe PD- së, Edi Paloka, sulmin me bojë ndaj kryeminist­rit Rama e quajti "vetëm fillim të 16 Shkurtit". I pyetur nga gazetarët jashtë ambienteve të parlamenti­t nëse po paralajmër­onte trazira, Paloka tha: "Thojini që s'ka parë asgjë akoma". Paloka bëri të qartë se nuk ishte hakmarrje e tij personale ai veprim, por fillimi i 16 shkurtit dhe kryeminist­ri nuk ka parë gjë akoma. "Nuk na përjashton Gramozi. Ai parlament është përjashtua­r nga populli. Është parlament me vota të vjedhura. Pashë disa komente që u hakmor Paloka, nuk ishte hakmarrje e Palokës, ishte hakmarrje e shqiptarëv­e, që çdo ditë fyhen e vidhen nga një qeveri dhe kryeminist­ër arrogant dhe i pacipë. As më bëhet vonë fare. Është vetëm fillimi i 16 shkurtit, thojini që nuk ka parë realisht asgjë akoma", - tha Paloka.

 ??  ?? Momenti i incidentit dje në parlament
Momenti i incidentit dje në parlament
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania