Gazeta Shqiptare

Përplasja, policia refuzon lejen e PD- së për protestën e 16 shkurtit

PD: Jo policia, qytetarët vendosin për vendin e protestës

- Valentina Madani

Partia Demokratik­e akuzon Policinë e Sh tetit se po vepron nën urdhrat politikë të Edi Ramës, i cili i frikësuar nga bashkimi popullor, po ndjen vetminë e tij politike. Policia e Tiranës ka refuzuar lejen për protestë pa afat të Partisë Demokratik­e. Selia blu në kërkesën drejtuar policisë kërkonte që leja për tubim, që nis në orën 11: 00 të jetë pa një afat të përcaktuar se kur do të mbarojë. Por, kërkesa është kthyer me argumentin që të specifikoh­et orari se kur do të mbyllet tubimi para selisë së qeverisë, ndërsa lë afat orën 24: 00 të së shtunës. Ndërkohë që një tjetër problem në kërkesën për leje të dorëzuar nga PD- ja janë edhe koordinata­t. PD kërkoi leje për protestën në katër rrugët që rrethojnë Kryeminist­rinë, bulevardin "Dëshmorët e Kombit" te sheshi para Kryeminist­risë, lulishtja te Piramida dhe te rruga "Ismail Qemali" në krah të Kryeminist­risë. Duke iu përgjigjur interesimi­t të medias, PD theksoi dje përmes një deklarate se policia nuk ka asnjë autoritet ligjor për të vendosur vendin e zhvillimit të protestës. Reagimi erdhi pasi "News 24" zbardhi 4 korrespode­nca dhe replikat mes Partisë Demokratik­e dhe Policisë së Tiranës për zhvillimin e protestës së 16 shkurtit para godinës së Kryeminist­risë. "News 24" ka siguruar kërkesën e opozitës bërë nëpërmjet sekretarit të përgjithsh­ëm, Gazmend Bardhi, që njofton policinë se protesta do të zhvillohet në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" tek sheshi para Kryeminist­risë, lulishtja tek Piramida dhe te rruga "Ismail Qemali" në krah të Kryeminist­risë, rrugë në të cilën mjetet lëvizin nga RTSH- ja drejt bulevardit. Partia Demokratik­e reagoi pas vendimit të Policisë së Shtetit për të mos lejuar opozitën që të kryejë tubimin më 16 shkurt, në

sheshet dhe vendkalime­t publike, bulevardi "Dëshmorët e Kombit", sheshi përpara Kryeminist­risë, lulishtja tek Piramida dhe Rruga "Ismail Qemali". Duke iu përgjigjur interesimi­t të medias mbi lajmin e shpërndarë në lidhje me protestën, PD sqaron: "Në përputhje me Ligjin për Tubimet, Partia Demokratik­e ka njoftuar Po-

licinë e Shtetit për zhvillimin e tubimit më datë 16 shkurt 2019, ora 11.00, në sheshet dhe vendkalime­t publike bulevardi ' Dëshmorët e Kombit', sheshi përpara Kryeminist­risë, lulishtja te Piramida dhe Rruga ' Ismail Qemali'. Policia e Shtetit, në kundërshti­m me ligjin dhe për arsye politike, ka njoftuar ndryshimin e vendit të protestës,

POLICIA

Policia e Tiranës ka refuzuar lejen për protestë pa afat të Partisë Demokratik­e. Selia blu në kërkesën drejtuar policisë kërkonte që leja për tubim, që nis në orën 11: 00 të jetë pa një afat të përcaktuar se kur do të mbarojë. Por, kërkesa është kthyer me argumentin që të specifikoh­et orari se kur do të mbyllet tubimi para selisë së qeverisë, ndërsa lë afat orën

24: 00 të së shtunës.

duke mos lejuar zhvillimin e saj edhe te lulishtja te Piramida dhe Rruga ' Ismail Qemali'. Sipas ligjit, policia nuk ka asnjë autoritet ligjor për të vendosur vendin e zhvillimit të protestës. Partia Demokratik­e nuk pret leje nga Policia e Shtetit për zhvillimin e tubimit, sepse ajo është një e drejtë kushtetues­e e opozitës dhe qyteta-

rëve. Kjo është arsyeja se përse ligji parashikon njoftimin e policisë dhe jo kërkesën për leje. Qëndrimi i Partisë Demokratik­e i është bërë i njohur zyrtarisht Policisë së Shtetit, duke i kujtuar se ka përgjegjës­i ligjore për të siguruar mbarëvajtj­en e protestës, në vendet e njoftuara nga Partia Demokratik­e. Policia e Sh-

tetit po vepron nën urdhrat politikë të Edi Ramës, i cili, i frikësuar nga bashkimi popullor, po ndjen vetminë e tij politike. Duke garantuar qytetarët për protestën e 16 shkurtit, Partia Demokratik­e ka marrë të gjitha masat për sigurinë e protestues­ve dhe ushtrimin prej tyre në mënyrë të ligjshme dhe pa asnjë pengesë".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania